10.5 C
Tiranë
Friday, December 5, 2025
spot_img

Horoskopi ditor 20 Qershor 2021

Dashi

Nëse nuk jeni të sigurt për ndjenjat tuaja, mos hyni në lojë: rrezikoni të krijoni ndonjë situatë të pakëndshme, për të cilën mund të pendoheni. Përpara se t’i futeni kokë e këmbë një nisme, do të ishte mirë të vlerësonit të mirat dhe të këqijat.

Demi

Të shpërblyer nga Venusi në shenjën e juaj që përqafon Hënën, do të përballeni me vendosmëri dhe optimizëm. Nëse keni dyshime në lidhje me një çështje, është e kotë të shqetësoheni. Duhet të vazhdoni më tej.

Binjakët

Është koha e duhur për të ndërtuar me vendosmëri dhe durim bazat për të zhvilluar më tej projekte të ndërmarra. Jepini pra! Do të dini të shqyrtoni në mënyrë të prerë dhe me zgjuarsi çështje shumë delikate dhe të rëndësishme që kanë të bëjnë me punën.

Gaforrja

Me Venusin, Marsin dhe Uranin që ju favorizojnë do të rinovoni disa aspekte në fushën e dashurisë, për të vendosur më shumë mirëkuptim me parterin. Me Hënën mike do të dini të ëndërroni, por mbajini sytë hapur kur vjen puna për bazën materiale!

Luani

Neptuni jo i favorshëm ju bën të jeni më të ndjeshëm. Bëni kujdes, sepse jeni më të prekshëm ndaj negativitetit të personave që ju rrethojnë. Në dashuri, kijoni idetë e qarta dhe dilni drejtë në temë, duke shmangur dyshime dhe ngurrime të kota.

Virgjëresha

Për meritë të Saturnit dhe Uranit miq, në punë mund të ndërmerrni një nismë pak të sforcuar, për të shënuar rezultate të mira. Me një qiell pozitiv si juaji, ndiheni plot me energji: mbylleni atë që ju ka mbetur pezull.

Peshorja

Gjithçka do të shkojë për më mirë, mbi të gjitha nëse kërkoni të veproni në aktivitetin tuaj, gjithmonë duke u bazuar në kriteret e paanshmërisë dhe respektit për të tjerët. Hëna është dinake, dhe nesër do të keni si situata pozitive ashtu edhe tensione.

Akrepi

Me Saturnin që ju mbështet do të vini në pah nevojën për t’u përmbushur profesionalisht në mënyrë të vazhdueshme dhe të qëndrueshme. Urani e keni kundra nesër. Një pengesë mund t’ju shfaqet para rrugës suaj, por që keni mundësi ta kaloni.

Shigjetari

Nesër duhet të bëni kujdes me ata që nuk janë duke ju thënë të vërtetën. Nuk mund të bëni më sikur nuk e kuptoni: është koha për sqarime. Do të përfitoni nga një frymëzim nismëtar, që do të mbështetet nga fantazia dhe krijimtaria.

Bricjapi

Për shkak të Uranit dhe Plutonit armiqësor, shmangni të ngrënit dhe të pirët jashtë mase si edhe lodhjen e tepërt. Duhet të llogaritni mirë forcat tuaja, me Marsin kundra parashikohen disa shqetësime, o të jeni nën trysni nga angazhime të shumta.

Ujori

Pas ditësh të mbushura me angazhime, po vijnë momente më të qeta. Do të ndiheni në formë, të qetë dhe në dispozicion të personit që ju qëndron në krah. Do të keni mundësinë të kaloni në veprim, duke realizuar edhe gjëra që i konsideronit shumë të vështira.

Peshqit

Me Hënën që i buzëqesh Venusit, ngjarje entuziazmuese dhe sensuale do t’ju stimulojnë jetën sentimentale. Do të dini të përçoni gëzim kudo. Një Uran i shkëlqyer do të vërë në plan të parë mendjemprehtësinë tuaj. Mësoni t’i besoni intuitës suaj.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

U plagos nga bashkëmoshatari , ndërron jetë 15-vjeçari Erion Boba, pas 10 ditësh lufte...

0
Ka ndërruar jetë në spital 15-vjeçari nga Durrësi, Erion Boba, i cili u plagos rëndë me thikë nga një bashkëmoshatar pak ditë më parë....

Arsenal armësh dhe drogë në makinë: Policia e Tiranës arreston dy persona, njëri me...

0
Policia e Tiranës ka finalizuar një operacion të suksesshëm ndaj armëmbajtjes pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, duke vënë në pranga dy shtetas....

Arrestohet 50-vjeçari shqiptar që vrau bashkëshorten në Itali – u gjet i plagosur rëndë,...

0
Nazif Muslija, 50-vjeçari shqiptar nga Maqedonia e Veriut, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Sadjide Muslija, është vënë në pranga nga autoritetet...

Horoskopi ditor, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Dashi Dita sjell energji të mira për punët praktike. Do ndihesh më i/e fokusuar dhe i/e vendosur. Në marrëdhënie, komunikimi bëhet më i drejtpërdrejtë dhe...

Parashikimi i motit, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Shqipëria do të përballet me kushte tipike dimri — mot i ftohtë, me vranësira dhe reshje të mundshme, sidomos në zonat e ultësirës dhe...