25.1 C
Tiranë
Friday, July 10, 2026

Ilir Alimehmeti: Bashkia e Tiranës ka rënë, mungon transparenca dhe liria e fjalës

 

Pas mbledhjes së Këshillit Bashkiak në Bashkinë e Tiranës, Ilir Alimehmeti, kryetar i grupit të këshilltarëve të opozitës, ka deklaruar se institucionet e Bashkisë kanë rënë dhe se kjo është pasojë e mungesës së transparencës dhe lirisë së fjalës. Në një deklaratë të bërë jashtë Bashkisë, Alimehmeti theksoi se në mbledhjen e sotme kishte një mungesë të theksuar të këshilltarëve bashkiakë dhe të kryetares së Këshillit.

Ai nënvizoi se opozita nuk pati mundësinë të shprehte mendimin e saj dhe të diskutonte mbi situatën aktuale, duke shtuar se në mbledhje iu është mohuar e drejta e fjalës së lirë. Alimehmeti po ashtu e akuzoi kryetarin e Bashkisë, Erion Veliaj, për abuzim me fondet dhe theksoi se pas arrestimit të tij, Këshilli Bashkiak duhej të kishte marrë masa, duke thirrur një mbledhje emergjente për të diskutuar për të ardhmen e Bashkisë dhe për mundësinë e shkarkimit të Veliajt.

Është shumë e qartë që Bashkia e Tiranës po vuan thellë të abuzimit të fondeve, kjo për shkakun që tashmë e dimë shumë mirë, të zotit Veliaj që abuzoi për shumë vite e tani është i burgosur në Durrës.

Marrëveshja mes Shqipërisë dhe Emirateve të Bashkuara Arabe, Rama: Për herë të parë në histori do të jemi të pavarur me energji
Për këto arsye, Këshilli Bashkiak menjëherë duhet të kishte reaguar që prej arrestimit të tij, nuk e bëri.

Mund të kishte thirrur mbledhje emergjente, nuk e bëri.

Mund të kishte thirrur edhe mbledhje të zakonshme me rend dite, ku të diskutonte absolutisht këtë situatë që kemi, mungesën dhe për çfarë arsye vazhdon Erion Veliaj të drejtojë bashkinë.

Duhej debatuar nëse duhej shkarkuar nga ana e Këshillit Bashkiak apo jo.

Nuk e bëri, kërkoi opozita e bashkuar të futej debati për shkarkimin e Erion Veliaj dhe më tej do të hidhej me votë, jo nuk u lejua as fjala për procedurë.

Dhe fjala e lirë u mohua nga ana e nënkryetarit, zotit Hodaj, sepse dhe kryetarja e Këshillit Bashkiak sot mungonte, siç vumë re edhe shumë mungesa të tjera këshilltarësh bashkiakë brenda, duke e ditur fare mirë se për çfarë do të diskutohej.

Pra, sot ne jemi në kushtet kur një institucion bie sepse ka rënë kryetari i saj, sepse nënkryetari nuk është emëruar nga Këshilli Bashkiak dhe kjo është një temë tjetër shkelje.

Sepse kryesia e Këshillit Bashkiak nuk bën punën e vetë, që do të thotë, t’i japë fjalën përfaqësuesve të njerëzve. Secili nga ne është përfaqësues i njerëzve dhe secili ka të drejtën të marrë fjalën dhe të propozojë.

” tha Alimehmeti. Ai gjithashtu theksoi se debati për shkarkimin e Veliajt nuk u lejua të zhvillohej dhe se fjala e lirë u mohua nga nënkryetari i Këshillit, pasi edhe kryetarja e Këshillit mungonte në mbledhje.

Alimehmeti e përfundoi duke e cilësuar situatën si një shembull të dobësisë dhe shkeljeve në funksionimin e institucionit, duke shtuar se “një institucion bie kur kryetari i tij ka rënë dhe nënkryetari nuk është emëruar.”

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

FOTO/ Shkodër, ky është 62-vjeçari i arrestuar për vrasjen e bashkëshortes së tij me...

0
Personi që shihni në foto është Shtjefën Ziçi, 62-vjeçari i arrestuar nga Policia si autor i dyshuar i vrasjes së bashkëshortes së tij në...

FOTO/ Atentati në Kurbin, zbulohet autori i dyshuar që ekzekutoi me shtatë plumba Ilir...

0
Detaje të reja kanë dalë nga atentati i ndodhur në Kurbin, ku mbeti i vrarë 40-vjeçari Ilir Lika. Burime paraprake bëjnë me dije se...

Francë në alarm për të nxehtin ekstrem, 9 departamente kalojnë në nivelin e kuq...

0
Franca po përballet me një valë të fortë të nxehti ekstrem, ndërsa nëntë departamente do të vendosen në nivelin e alarmit të kuq nga...

Besonte se kishte gjetur ar, por pas 3 vitesh zbuloi një thesar nga hapësira:...

0
Një histori e jashtëzakonshme nga Australia ka treguar se thesaret më të rralla nuk gjenden gjithmonë në formën e arit. Një burrë që për...

Atentat në Kurbin/ Zbardhen detaje nga vrasja e 40-vjeçarit Ilirjan Lika, autori dyshohet se...

0
Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e rëndë e ndodhur në Kurbin, ku mbeti i vrarë me armë zjarri 40-vjeçari Ilirjan...