25.1 C
Tiranë
Friday, July 10, 2026

Tiranë – Maxhoranca socialiste bllokon opozitën në Këshillin Bashkiak, Veliaj i ndjek LIVE

 

Në mbledhjen e sotme të Këshillit Bashkiak të Tiranës, shumica socialiste refuzoi kërkesën ligjore për një mocion me debat mbi shkarkimin e kryetarit të arrestuar, duke bllokuar kështu zërin e opozitës.

Anëtarja e Këshillit Bashkiak, Beti Njuma, në një reagim publik, e cilësoi këtë si një shkelje të hapur të ligjit nga socialistët dhe nënkryetari Hodaj, të cilët, sipas saj, mohuan të drejtën e fjalës për opozitën.

Njuma ironizoi situatën duke thënë se, ndërsa debati u pengua, “Erion Veliaj” apo fantazma e tij po ndiqte mbledhjen LIVE, ndoshta duke ëndërruar rikthimin në karrigen e humbur. Sipas saj, reagimet e tij në rrjetet sociale tregojnë një përkeqësim të tij psikik.

Ajo nënvizoi se Këshilli Bashkiak duhet të marrë përgjegjësinë për të formalizuar shkarkimin e Veliajt, i cili, sipas saj, tashmë ka rënë de facto nga posti. Zvarritja e këtij procesi, theksoi ajo, është e pajustifikueshme dhe e paligjshme.

 

Opozita ka vijuar të akuzojë mazhorancën për kapjen e institucioneve dhe përpjekje për të penguar transparencën dhe proceset ligjore. Ndërkohë, situata mbetet e tensionuar në Këshillin Bashkiak, me përplasjet mes palëve që pritet të vijojnë edhe në ditët në vijim.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

FOTO/ Shkodër, ky është 62-vjeçari i arrestuar për vrasjen e bashkëshortes së tij me...

0
Personi që shihni në foto është Shtjefën Ziçi, 62-vjeçari i arrestuar nga Policia si autor i dyshuar i vrasjes së bashkëshortes së tij në...

FOTO/ Atentati në Kurbin, zbulohet autori i dyshuar që ekzekutoi me shtatë plumba Ilir...

0
Detaje të reja kanë dalë nga atentati i ndodhur në Kurbin, ku mbeti i vrarë 40-vjeçari Ilir Lika. Burime paraprake bëjnë me dije se...

Francë në alarm për të nxehtin ekstrem, 9 departamente kalojnë në nivelin e kuq...

0
Franca po përballet me një valë të fortë të nxehti ekstrem, ndërsa nëntë departamente do të vendosen në nivelin e alarmit të kuq nga...

Besonte se kishte gjetur ar, por pas 3 vitesh zbuloi një thesar nga hapësira:...

0
Një histori e jashtëzakonshme nga Australia ka treguar se thesaret më të rralla nuk gjenden gjithmonë në formën e arit. Një burrë që për...

Atentat në Kurbin/ Zbardhen detaje nga vrasja e 40-vjeçarit Ilirjan Lika, autori dyshohet se...

0
Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e rëndë e ndodhur në Kurbin, ku mbeti i vrarë me armë zjarri 40-vjeçari Ilirjan...