25.1 C
Tiranë
Friday, July 10, 2026

Rama: Anëtarësimi në BE do të sjellë më shumë fonde për zhvillimin e Shqipërisë

 

TIRANË – Kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste, ka theksuar sot përfitimet e shumta që do të sjellë anëtarësimi i Shqipërisë në Bashkimin Europian, duke i cilësuar zgjedhjet e 11 majit si vendimtare për këtë proces. Gjatë një takimi me asambletë socialiste të njësive 8, 9 dhe 11 në Tiranë, ai u ndal te integrimi europian dhe ndikimi i tij në zhvillimin e vendit.

“Nëse kemi arritur të bëjmë këto vepra infrastrukturore, me anëtarësimin në BE mundësitë për zhvillim do të shumëfishohen. Fondet e BE-së janë të pagjetshme dhe të pasigurueshme askund tjetër nëse nuk je pjesë e saj,” u shpreh Rama.

Sipas tij, Shqipëria nuk mund të arrijë zhvillim të plotë të sistemit arsimor, bujqësisë dhe sektorëve të tjerë pa ndihmën dhe mundësitë që ofron BE.

Drejtësia dhe reforma

Një temë e rëndësishme e diskutimit ishte edhe reforma në drejtësi. Rama tha se Partia Socialiste është e vetmja forcë politike që i ka hequr pushtetit politik ndikimin mbi sistemin e drejtësisë, duke i dhënë pavarësi të plotë institucioneve të reja.

“Kemi dashur që më në fund Shqipëria të futej në sprovën e një drejtësie të pavarur që nuk e ka pasur kurrë,” tha ai, duke shtuar se qëllimi i PS-së nuk ka qenë ruajtja e pushtetit, por bërja e historisë përmes reformave.

Rama theksoi se drejtësia duhet të mbetet e pavarur dhe profesionale, duke mos ndjekur modele që bien ndesh me standardet europiane. “Ne duam drejtësi europiane, jo si në Rusi,” tha ai, duke nënvizuar se barazia para ligjit dhe standardet demokratike janë të garantuara vetëm brenda BE-së.

11 maji, zgjedhje vendimtare

Duke e konsideruar integrimin si “ngritjen e dytë të flamurit kombëtar”, Rama theksoi se zgjedhjet e 11 majit do të jenë vendimtare për të ardhmen e vendit.

“Këtë herë na jepet mundësia që të ngremë flamurin për t’u bashkuar njëherë e mirë me Europën,” tha ai, duke shtuar se procesi i negociatave duhet të përmbushet deri në vitin 2027, me synimin që Shqipëria të bëhet anëtare e BE-së.

Përmes këtyre premtimeve dhe angazhimeve, kryeministri Edi Rama ka vënë në fokus integrimin europian si objektivin kryesor të qeverisjes dhe Partisë Socialiste për vitet e ardhshme.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

FOTO/ Shkodër, ky është 62-vjeçari i arrestuar për vrasjen e bashkëshortes së tij me...

0
Personi që shihni në foto është Shtjefën Ziçi, 62-vjeçari i arrestuar nga Policia si autor i dyshuar i vrasjes së bashkëshortes së tij në...

FOTO/ Atentati në Kurbin, zbulohet autori i dyshuar që ekzekutoi me shtatë plumba Ilir...

0
Detaje të reja kanë dalë nga atentati i ndodhur në Kurbin, ku mbeti i vrarë 40-vjeçari Ilir Lika. Burime paraprake bëjnë me dije se...

Francë në alarm për të nxehtin ekstrem, 9 departamente kalojnë në nivelin e kuq...

0
Franca po përballet me një valë të fortë të nxehti ekstrem, ndërsa nëntë departamente do të vendosen në nivelin e alarmit të kuq nga...

Besonte se kishte gjetur ar, por pas 3 vitesh zbuloi një thesar nga hapësira:...

0
Një histori e jashtëzakonshme nga Australia ka treguar se thesaret më të rralla nuk gjenden gjithmonë në formën e arit. Një burrë që për...

Atentat në Kurbin/ Zbardhen detaje nga vrasja e 40-vjeçarit Ilirjan Lika, autori dyshohet se...

0
Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e rëndë e ndodhur në Kurbin, ku mbeti i vrarë me armë zjarri 40-vjeçari Ilirjan...