25.2 C
Tiranë
Friday, August 21, 2026

Aksident tragjik në Durrës, humb jetën një 37-vjeçar

 

DURRËS – Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në lagjen nr. 13 të Durrësit, në rrugën “Martin Camaj”, ku si pasojë ka humbur jetën një 37-vjeçar, ndërsa dy gra kanë mbetur të plagosura.

Sipas informacioneve paraprake, automjeti i drejtuar nga shtetasi R. L., 37 vjeç, është përplasur me automjetin që drejtohej nga shtetasja T. Ç., 49 vjeçe. Përplasja ka rezultuar fatale për drejtuesin e mjetit, R. L., i cili ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Ndërkohë, drejtuesja e makinës tjetër, T. Ç., dhe pasagjerja e saj, K. D., kanë pësuar lëndime dhe janë dërguar menjëherë për kujdes mjekësor. Gjendja e tyre shëndetësore ende nuk dihet.

Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e këtij aksidenti tragjik.

Autoritetet u bëjnë thirrje të gjithë drejtuesve të mjeteve që të respektojnë rregullat e qarkullimit për të shmangur ngjarje të tilla tragjike.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Dwayne Johnson rrëfen marrëdhënien e vështirë me të atin: “Nuk u riparua kurrë”

0
Dwayne Johnson ka folur hapur për marrëdhënien e ndërlikuar me të atin, Rocky Johnson, i cili ndërroi jetë në vitin 2020. Aktori dhe ish-mundësi profesionist...

U dënua për vrasje në vitin 1950, i shpëtoi 8 ekzekutimeve dhe vdiq në...

0
Francis Clifford Smith, i dënuar për vrasje në vitin 1950, ka vdekur në moshën 101-vjeçare, pasi kaloi më shumë se shtatë dekada në burgjet...

Vdekja e 5-vjeçares Hind Rajab në Gaza, IDF urdhëron hetim penal

0
Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) kanë urdhëruar hapjen e një hetimi penal për vdekjen e 5-vjeçares palestineze Hind Rajab në Gaza, një rast...

Mbi 3.3 tonë kokainë sekuestruar në Spanjë dhe Portugali, goditet rrjeti ndërkombëtar i trafikut

0
Një operacion i përbashkët i autoriteteve spanjolle dhe portugeze ka çuar në sekuestrimin e një sasie të madhe kokaine në Costa del Sol të...

Ky është 20-vjeçari portugez që u vra në Ksamil, si nisi konflikti fatal në...

0
Ky është Luis Miguel Varela Mendes, turisti 20-vjeçar portugez që humbi jetën pasi u godit me thikë në orët e para të 18 gushtit...