Ky është Luis Miguel Varela Mendes, turisti 20-vjeçar portugez që humbi jetën pasi u godit me thikë në orët e para të 18 gushtit në Ksamil.
I riu ishte në Shqipëri për pushime dhe kishte mbërritur në Ksamil vetëm dy ditë para ngjarjes, së bashku me një grup turistësh francezë. Sipas të dhënave paraprake, grupi kishte planifikuar të largohej drejt Spanjës më 26 gusht.
Natën kur ndodhi ngjarja tragjike, 20-vjeçari dhe miqtë e tij po merrnin pjesë në një festë në lokalin “Principote”, ku performonin disa DJ francezë.
Sipas raportimeve, konflikti nisi pas disa batutave mes dy grupeve dhe një debati për zhurmën. Situata u tensionua dhe më pas përplasja u zhvendos nga ambientet e lokalit drejt plazhit.
Aty konflikti mori një kthesë tragjike, duke përfunduar me goditjen me thikë të 20-vjeçarit portugez, i cili ndërroi jetë.
Ngjarja tronditi Ksamilin dhe vijon të jetë nën hetim nga autoritetet shqiptare, ndërsa janë marrë në pyetje dhe janë proceduar disa persona lidhur me përplasjen.





