14.5 C
Tiranë
Monday, March 16, 2026
spot_img

Operacioni “Pasagjeri” – Arrestohet i armatosur një 32-vjeçar me precedent penal

 

Policia e Tiranës ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “Pasagjeri”, duke vënë në pranga një 32-vjeçar të armatosur, i cili lëvizte me taksi për të shmangur kontrollet policore.

Shtetasi i arrestuar, A. Ç., rezulton me precedent të mëparshëm penal për krime kundër jetës. Ai u ndalua në rrugën “Myslym Keta” nga Forcat e Posaçme “Shqiponja”, të cilat kishin siguruar informacion se ai lëvizte i armatosur.

Gjatë kontrollit, në çantën e tij u gjetën:

• Një armë zjarri pistoletë me municion luftarak

• Një thikë

• 9900 euro dhe 250 000 lekë

Në përfundim të veprimeve procedurale, 32-vjeçari u arrestua në flagrancë për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Të shtëna me armë në Gjakovë, një i vrarë dhe një i plagosur; në...

0
Një ngjarje e rëndë me armë zjarri ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Gjakovë, ku si pasojë e të shtënave një...

Zbulohet ngjarja ku humbi jetën 20-vjeçarja shqiptare, kishte mbetur jashtë apartamentit tentoi te hynte...

0
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në Piacenza, ku një vajzë 20-vjeçare shqiptare, Anxhela Byku, ka humbur jetën pasi ka rënë...

Nëna e foshnjës që vdiq në QSUT: “Nuk ma bën zemra ta fus në...

0
Nëna e foshnjës dy muajshe që ndërroi jetë pak ditë më parë në Qendra Spitalore Universitare Nënë Tereza ka hedhur akuza ndaj mjekëve, duke...

Parashikimi I motit, e Hënë, 16 Mars 2026

0
Më 16 mars 2026, moti pritet të jetë i ndryshueshëm, me alternime kthjellimesh dhe vranësirash në pjesën më të madhe të territorit. Paraditja do...

Horoskopi ditor, e Hënë, 16 Mars 2026

0
Dashi Energjia juaj është e fortë dhe ju shtyn të merrni iniciativa. Në punë mund të shfaqet një mundësi për të bërë përparim. Në dashuri,...