28.5 C
Tiranë
Thursday, August 20, 2026

Dorëzohet vëllai i boksierit Besar Nimani pas të shtënave para gjykatës në Gjermani

Një person është dorëzuar në polici lidhur me incidentin e të shtënave me armë zjarri që ndodhën më 26 shkurt para gjykatës në Gjermani, gjatë seancës për vrasjen e boksierit shqiptar Besar Nimani. Sipas gazetës gjermane “Bild”, i dorëzuari është Berat Nimani, vëllai i boksierit të ndjerë.

Avokati i familjes Nimani, Peter Wuller, ka konfirmuar se dorëzimi ka qenë paqësor dhe bashkëpunues. Ngjarja ka ndodhur gjatë seancës gjyqësore në ngarkim të të pandehurit, Huseyin Akkurt, i cili akuzohet për vrasjen e Besar Nimanit. Raportohet se gjatë përleshjes, vëllai i Akkurt është qëlluar në këmbë, ndërsa babai i tij është qëlluar në mushkëri dhe ndodhet në gjendje kritike për jetën.

Berat Nimani tashmë është në stacionin policor të Bielefeld dhe pritet t’i caktohet masa e paraburgimit. Kjo ngjarje vjen si pasojë e një serie përplasjeve me grupin që vrau Besar Nimanin, një boksier i njohur në Gjermani. Besar Nimani u vra para disa muajsh pasi kishte pasur një grindje me grupin e personave që e sulmuan kur po hynte në një lokal, duke parkuar “BMW”-në e tij. Për krimin që ka ndodhur, po gjykohet Huseyin Akkurt, ndërsa një person tjetër është shpallur në kërkim.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Dwayne Johnson rrëfen marrëdhënien e vështirë me të atin: “Nuk u riparua kurrë”

0
Dwayne Johnson ka folur hapur për marrëdhënien e ndërlikuar me të atin, Rocky Johnson, i cili ndërroi jetë në vitin 2020. Aktori dhe ish-mundësi profesionist...

U dënua për vrasje në vitin 1950, i shpëtoi 8 ekzekutimeve dhe vdiq në...

0
Francis Clifford Smith, i dënuar për vrasje në vitin 1950, ka vdekur në moshën 101-vjeçare, pasi kaloi më shumë se shtatë dekada në burgjet...

Vdekja e 5-vjeçares Hind Rajab në Gaza, IDF urdhëron hetim penal

0
Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) kanë urdhëruar hapjen e një hetimi penal për vdekjen e 5-vjeçares palestineze Hind Rajab në Gaza, një rast...

Mbi 3.3 tonë kokainë sekuestruar në Spanjë dhe Portugali, goditet rrjeti ndërkombëtar i trafikut

0
Një operacion i përbashkët i autoriteteve spanjolle dhe portugeze ka çuar në sekuestrimin e një sasie të madhe kokaine në Costa del Sol të...

Ky është 20-vjeçari portugez që u vra në Ksamil, si nisi konflikti fatal në...

0
Ky është Luis Miguel Varela Mendes, turisti 20-vjeçar portugez që humbi jetën pasi u godit me thikë në orët e para të 18 gushtit...