27.2 C
Tiranë
Sunday, June 14, 2026

Icardi dhe Wanda Nara, një tjetër kapitull i sagës së tyre: Akuzat dhe mesazhet e ashpra në rrjetet sociale

Pavarësisht ndarjes së tyre në korrik 2024, Mauro Icardi dhe Wanda Nara vazhdojnë të jenë në qendër të vëmendjes me sagën e tyre të gjatë dhe të komplikuar. Ish-çifti, i cili ishte i martuar për 10 vite, po përballet tani me një divorc të mbushur me akuza dhe tensione, të cilat janë shfaqur edhe në rrjetet sociale.

Së fundmi, sulmuesi argjentinas i Galatasaray ka publikuar një mesazh të ashpër kundër Wanda Narës, duke e akuzuar për manipulime dhe sjellje kontradiktore, pas denoncimit të saj për keqtrajtim të supozuar ndaj njërit prej fëmijëve të saj me Maxi López.

Në mesazhin e tij, Icardi shkruan:

“Tik, tak… Kujdes, së shpejti do të bien maskat. Nuk e kam të qartë nëse ajo që më denoncon për dhunë është e njëjta që më shkruan për të më kërkuar të shkoj të shoh tre fëmijët… Sepse unë i kam rritur dhe ata më thërrasin ‘baba’, fjalë për fjalë.

Është e njëjta që më ka denoncuar për dhunë gjinore, sulme, fyerje dhe posedim armësh, por dy ditë më vonë u paraqit në shtëpinë time sikur asgjë nuk kishte ndodhur. Mmmm, e çuditshme. A nuk mendoni kështu edhe ju?

Meqë nuk i leverdis, tani kërkon të ndryshojë juridiksionin, pasi ka ndërruar tre avokatë? Çfarë strategjie brilante, ose çfarë këshille të keqe ligjore, do të thosha unë. Gjithsesi, të shohim kush do të na bëjë
favorin.

Po ju lë një provë të vogël nga shumë që kam. Ahhh, harrova… Ajo gjithashtu kërkoi numrin tim të telefonit nga frika… Frikë se e vërteta do të dalë në dritë? Apo nga çfarë tjetër kemi frikë? Tik, tak, tik, tak…

Kjo nuk është hera e parë që dyshja përplasjet e tyre private i bëjnë publike, duke ndarë në rrjetet sociale akuza të ndërsjella dhe detaje nga marrëdhënia e tyre e trazuar. Ndërkohë, Wanda Nara nuk ka reaguar ende ndaj këtij mesazhi, por historia e tyre duket se është ende larg përfundimit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Nuk e njoh Yll Limanin, por kjo që po ndodh është e neveritshme”, Rama...

0
Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale lidhur me situatën e krijuar pas thirrjeve për bojkot ndaj këngëtarit Yll Limani,...

Eliverta Çapi emërohet në krye të Drejtorisë së Taksave dhe Tarifave Vendore në Vlorë

0
Bashkia e Vlorës ka emëruar Eliverta Çapin në krye të Drejtorisë së Taksave dhe Tarifave Vendore. Çapi merr drejtimin e një prej drejtorive më të...

Trup i pajetë i mbështjellë në qese pranë kampit të Iranit në Botëror, vijojnë...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Tijuana-s në Meksikë, pranë kampit stërvitor të kombëtares së Iranit, ku autoritetet kanë gjetur një trup...

“Vetëm një top mbeti në çanta”/ Skandal para Botërorit 2026, Kombëtarja e Anglisë viktimë...

0
Kombëtarja angleze e futbollit është përballur me një situatë sa kaotike, aq edhe të turpshme, vetëm pak ditë përpara debutimit në Kupën e Botës...

Me pranga nga Spanja në Shqipëri, ekstradohet Eralbi Breçani

0
Djali i ish-zv.drejtorit të Policisë së Tiranës përballet me SPAK, akuzohet për trafik droge dhe pastrim paras Është ekstraduar gjatë ditës së sotme nga Spanja...