28.5 C
Tiranë
Thursday, August 20, 2026

Ligji i ri për mbrojtjen e të dhënave personale vendos penalitete deri në 20 milionë euro

 

Një ligj i ri për mbrojtjen e të dhënave personale, i cili hyri në fuqi në janar 2025, vendos detyrime të reja për institucionet publike dhe subjektet private që përpunojnë të dhëna personale.

Pas katër vitesh nga disa rrjedhje të rëndësishme të të dhënave, si ai i pagave, targave dhe patronazhimit, kuadri ligjor i ri synon harmonizimin me rregulloren e Bashkimit Europian (GDPR), duke vendosur rregulla më të rrepta për ruajtjen dhe mbrojtjen e të dhënave.

Gjobat e reja dhe mënyra e llogaritjes

Ligji parashikon penalitete deri në 20 milionë euro për shkelësit e rregullave të mbrojtjes së të dhënave. Megjithatë, Komisioneri për Mbrojtjen e të Dhënave Personale ka sqaruar se gjobat do të llogariten sipas parimit të proporcionalitetit, duke marrë parasysh:

• Shkallën e shkeljes

• Dëmin e shkaktuar ndaj individëve

• Kapacitetin financiar të subjektit të ndëshkuar

Çfarë konsiderohet e dhënë personale?

Ligji përcakton se çdo informacion që identifikon ose mund të çojë në identifikimin e një personi konsiderohet e dhënë personale. Këtu përfshihen:

• Emri dhe mbiemri

• Adresa e shtëpisë

• Email-i personal që përmban të dhëna identifikuese

• Numri i kartës së identitetit

• Numri i telefonit

• Adresa IP

• Të dhëna mjekësore të mbajtura nga spitalet dhe mjekët

Sfidat për zbatimin e ligjit

Megjithëse në vendet e zhvilluara ka një ndjeshmëri të lartë ndaj mbrojtjes së të dhënave personale, në Shqipëri sfida kryesore mbetet mungesa e ndërgjegjësimit të qytetarëve për rëndësinë e privatësisë.

Autoritetet e shohin si një betejë të vazhdueshme ndryshimin e mendësisë, pasi shpeshherë informacionet personale trajtohen me pak kujdes, duke e bërë zbatimin e ligjit një proces të vështirë, por të domosdoshëm.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Dwayne Johnson rrëfen marrëdhënien e vështirë me të atin: “Nuk u riparua kurrë”

0
Dwayne Johnson ka folur hapur për marrëdhënien e ndërlikuar me të atin, Rocky Johnson, i cili ndërroi jetë në vitin 2020. Aktori dhe ish-mundësi profesionist...

U dënua për vrasje në vitin 1950, i shpëtoi 8 ekzekutimeve dhe vdiq në...

0
Francis Clifford Smith, i dënuar për vrasje në vitin 1950, ka vdekur në moshën 101-vjeçare, pasi kaloi më shumë se shtatë dekada në burgjet...

Vdekja e 5-vjeçares Hind Rajab në Gaza, IDF urdhëron hetim penal

0
Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) kanë urdhëruar hapjen e një hetimi penal për vdekjen e 5-vjeçares palestineze Hind Rajab në Gaza, një rast...

Mbi 3.3 tonë kokainë sekuestruar në Spanjë dhe Portugali, goditet rrjeti ndërkombëtar i trafikut

0
Një operacion i përbashkët i autoriteteve spanjolle dhe portugeze ka çuar në sekuestrimin e një sasie të madhe kokaine në Costa del Sol të...

Ky është 20-vjeçari portugez që u vra në Ksamil, si nisi konflikti fatal në...

0
Ky është Luis Miguel Varela Mendes, turisti 20-vjeçar portugez që humbi jetën pasi u godit me thikë në orët e para të 18 gushtit...