28.5 C
Tiranë
Thursday, August 20, 2026

Zelensky: Marrëdhëniet me SHBA mund të riparohen pas përplasjes me Trump në Shtëpinë e Bardhë

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka shprehur besimin se marrëdhëniet e tij me Shtetet e Bashkuara mund të riparohen, pas tensioneve që shpërthyen gjatë takimit të tij me Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë.

Në një intervistë për Fox News, Zelensky theksoi se marrëdhëniet midis Ukrainës dhe SHBA janë të thella dhe historike, duke theksuar se nuk bëhet fjalë vetëm për marrëdhëniet mes dy presidentëve, por për një lidhje të fuqishme mes dy popujve. Ai shtoi se gjithmonë ka ndjerë mirënjohje për popullin amerikan për ndihmën që ka dhënë në mbrojtjen e popullit ukrainas.

“Sigurisht,” tha Zelensky, duke u përgjigjur në pyetjen se nëse marrëdhënia me Trump mund të shpëtohej. Ai theksoi se populli amerikan ka qenë një mbështetje e rëndësishme për Ukrainën dhe se ndihma që ka ardhur nga SHBA ka shpëtuar shumë jetë.

Megjithatë, Zelensky pranoi se përplasja mes tij dhe Trump ishte e keqe për të dyja palët dhe ka krijuar tensione që mund të kenë ndikim në të ardhmen e marrëdhënieve dypalëshe. Ai theksoi se ka ende shpresë për riparimin e këtyre marrëdhënieve dhe për forcimin e bashkëpunimit mes dy vendeve, veçanërisht në luftën që Ukraina po zhvillon kundër agresionit rus.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Dwayne Johnson rrëfen marrëdhënien e vështirë me të atin: “Nuk u riparua kurrë”

0
Dwayne Johnson ka folur hapur për marrëdhënien e ndërlikuar me të atin, Rocky Johnson, i cili ndërroi jetë në vitin 2020. Aktori dhe ish-mundësi profesionist...

U dënua për vrasje në vitin 1950, i shpëtoi 8 ekzekutimeve dhe vdiq në...

0
Francis Clifford Smith, i dënuar për vrasje në vitin 1950, ka vdekur në moshën 101-vjeçare, pasi kaloi më shumë se shtatë dekada në burgjet...

Vdekja e 5-vjeçares Hind Rajab në Gaza, IDF urdhëron hetim penal

0
Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) kanë urdhëruar hapjen e një hetimi penal për vdekjen e 5-vjeçares palestineze Hind Rajab në Gaza, një rast...

Mbi 3.3 tonë kokainë sekuestruar në Spanjë dhe Portugali, goditet rrjeti ndërkombëtar i trafikut

0
Një operacion i përbashkët i autoriteteve spanjolle dhe portugeze ka çuar në sekuestrimin e një sasie të madhe kokaine në Costa del Sol të...

Ky është 20-vjeçari portugez që u vra në Ksamil, si nisi konflikti fatal në...

0
Ky është Luis Miguel Varela Mendes, turisti 20-vjeçar portugez që humbi jetën pasi u godit me thikë në orët e para të 18 gushtit...