32 C
Tiranë
Thursday, August 20, 2026

Arrestohet 35-vjeçari shqiptar në Itali, kapet me 100 gramë kokainë të fshehur në plantacionin e lajthive

Autoritetet italiane kanë vënë në pranga një 35-vjeçar shqiptar, i cili u kap me 56 doza kokainë, me një peshë totale prej 100 gramësh. Droga ishte fshehur brenda një kavanozi qelqi, në trungun e një peme në një plantacion lajthish në zonën e Vairano Scalo.

Mediat italiane raportojnë se ai ishte nën vëzhgim prej ditësh dhe dyshohet se ndihmohej nga një 24-vjeçar shqiptar, i cili u ndalua, por po hetohet në gjendje të lirë.

📍 Si ndodhi arrestimi?
Karabinierët vunë re se 35-vjeçari udhëtonte çdo ditë nga Vairano Patenora drejt një parcele në fshatin e komunës Caianello, ku qëndronte për orë të tëra. Në momentin që u largua prej andej, policia ndaloi mjetin “Volkswagen Passat”, të cilin e drejtonte 24-vjeçari, ndërsa i arrestuari ishte pasagjer.

Gjatë kontrollit, u gjetën 1710 euro cash, ndërsa pas kërkimeve të mëtejshme në plantacion, oficerët zbuluan lëndën narkotike të fshehur në një pemë.

Pas arrestimit, 35-vjeçari u transferua në burgun “Santa Maria Capua Vetere”, ndërsa hetimet për bashkëpunëtorët e tij po vijojnë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Dwayne Johnson rrëfen marrëdhënien e vështirë me të atin: “Nuk u riparua kurrë”

0
Dwayne Johnson ka folur hapur për marrëdhënien e ndërlikuar me të atin, Rocky Johnson, i cili ndërroi jetë në vitin 2020. Aktori dhe ish-mundësi profesionist...

U dënua për vrasje në vitin 1950, i shpëtoi 8 ekzekutimeve dhe vdiq në...

0
Francis Clifford Smith, i dënuar për vrasje në vitin 1950, ka vdekur në moshën 101-vjeçare, pasi kaloi më shumë se shtatë dekada në burgjet...

Vdekja e 5-vjeçares Hind Rajab në Gaza, IDF urdhëron hetim penal

0
Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) kanë urdhëruar hapjen e një hetimi penal për vdekjen e 5-vjeçares palestineze Hind Rajab në Gaza, një rast...

Mbi 3.3 tonë kokainë sekuestruar në Spanjë dhe Portugali, goditet rrjeti ndërkombëtar i trafikut

0
Një operacion i përbashkët i autoriteteve spanjolle dhe portugeze ka çuar në sekuestrimin e një sasie të madhe kokaine në Costa del Sol të...

Ky është 20-vjeçari portugez që u vra në Ksamil, si nisi konflikti fatal në...

0
Ky është Luis Miguel Varela Mendes, turisti 20-vjeçar portugez që humbi jetën pasi u godit me thikë në orët e para të 18 gushtit...