10.5 C
Tiranë
Tuesday, May 5, 2026
spot_img

Arrestohet një 30-vjeçar në Elbasan, sekuestrime të drogës dhe armëve gjatë kontrollit

 

Policia e Elbasanit ka arrestuar një 30-vjeçar, i cili shpërndante kokainë dhe kanabis në Peqin. I arrestuari, me inicialet E.S., u përpoq të largohej nga policia pas kërkesës për ndalim, duke rrezikuar jetën e oficerëve të rendit.

Gjatë kontrollit në banesën e tij, policia ka gjetur dhe sekuestruar një sasi të konsiderueshme droge, përkatësisht 630 gramë kanabis dhe një sasi kokainë. Po ashtu, u gjetën edhe 3 armë gjahu, 2 armë të ftohta (thika), 1 armë sportive, 55 fishekë, sasi baruti për mbushjen e fishekëve, një palë dylbi, si dhe një detektor metal-kërkues.

Babai i të arrestuarit, një 67-vjeçar me iniciale F.S., është proceduar penalisht për përfshirje në aktivitetin e paligjshëm. Materialet janë referuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Elbasanit për veprime të mëtejshme.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Rrëfimi i dhimbshëm i nënës së 12-vjeçarit që humbi jetën në Durrës: “E mora...

0
DURRËS – Dhimbja e një nëne që humb fëmijën në mënyrë tragjike është e pashprehshme, por rrëfimi i saj publik ka tronditur opinionin. Një...

Nga Blloku i Tiranës deri në brigjet e Brazilit: rruga e gjatë e një...

0
Në kronikën e kriminalitetit të viteve të fundit në Shqipëri, pak dosje kanë shtrirje kaq të gjerë sa ajo që nis në një natë...

Jo vetëm shoferi i dehur: qytetet e betonit po ua marrin fëmijërinë fëmijëve

0
Tragjedia e Durrësit, ku dy fëmijë humbën jetën dhe një tjetër mbeti i plagosur rëndë, ka ndezur sërish debatin publik. Reagimet kanë qenë të...

Dy medalje ari në Bolonja, Mikaela Skandaj konfirmon dominimin: 72 trofe në karrierë

0
Në një realitet ku sporti shqiptar shpesh zhvillohet mes vështirësive strukturore dhe sakrificave individuale, emra të veçantë arrijnë të tejkalojnë kufijtë e statistikave dhe...

“Ne i kemi të gjitha kartat”, Donald Trump sinjalizon forcë ndaj Iranit mes tensioneve...

0
Shtëpia e Bardhë ka publikuar një imazh të presidentit amerikan Donald Trump duke mbajtur karta me mbishkrimin “Unë i kam të gjitha kartat”, një...