34.2 C
Tiranë
Thursday, August 20, 2026

Avokati Radovan Çela dorëzohet pas kërkimit për dosjen “Toyota Yaris”

 

Tiranë, 5 mars – Avokati Radovan Çela, i shpallur në kërkim për dosjen ku u arrestua ish-kryeprokurori i Vlorës, Aurel Zarka, është vetëdorëzuar sot në Policinë e Tiranës. Çela akuzohet për ushtrim të ndikimit të paligjshëm, korrupsion aktiv dhe pasiv, si dhe për bashkëpunim me një oficere të Policisë Gjyqësore dhe dy persona të tjerë, për lehtësimin e akuzës dhe mbylljen e hetimit pasuror në dosjen e njohur si “Toyota Yaris”.

Aurel Zarka, ish-kryeprokurori i Vlorës, akuzohet për një sërë veprash të paligjshme, përfshirë ushtrim ndikimi të paligjshëm dhe korrupsion, si dhe për sabotimin e letër-porosive nga autoritetet belge. Zarka është gjithashtu nën akuzë për pushimin e një procedimi pasuror ndaj Suel Çelës.

Dosja “Toyota Yaris” ka lidhje me bllokimin e 3.4 milionë eurove në portin e Durrësit në qershor 2018. Fillimisht hetuar nga Prokuroria e Krimeve të Rënda për pastrim parash, kjo dosje ka kaluar në Prokurorinë e Tiranës dhe është mbyllur me akuzën e “mosdeklarimit të të hollave në kufi”.

Në hetime rezulton se Aurel Zarka, bashkë me Eriona Daupaj, oficeren e Policisë Gjyqësore, Radovan Çela dhe Astrit Vladin, kanë ndikuar në ecurinë e çështjes për të liruar të pandehurit. Ky zhvillim ngre dyshime serioze për përfshirjen e disa prokurorëve dhe gjyqtarëve të Krimeve të Rënda dhe Tiranës në këtë çështje.

Ky rast ka shkaktuar pasiguri dhe shqetësim për ndikimin e paligjshëm të disa zyrtarëve të lartë në sistemin e drejtësisë dhe përballjen e drejtësisë me korrupsionin.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Dwayne Johnson rrëfen marrëdhënien e vështirë me të atin: “Nuk u riparua kurrë”

0
Dwayne Johnson ka folur hapur për marrëdhënien e ndërlikuar me të atin, Rocky Johnson, i cili ndërroi jetë në vitin 2020. Aktori dhe ish-mundësi profesionist...

U dënua për vrasje në vitin 1950, i shpëtoi 8 ekzekutimeve dhe vdiq në...

0
Francis Clifford Smith, i dënuar për vrasje në vitin 1950, ka vdekur në moshën 101-vjeçare, pasi kaloi më shumë se shtatë dekada në burgjet...

Vdekja e 5-vjeçares Hind Rajab në Gaza, IDF urdhëron hetim penal

0
Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) kanë urdhëruar hapjen e një hetimi penal për vdekjen e 5-vjeçares palestineze Hind Rajab në Gaza, një rast...

Mbi 3.3 tonë kokainë sekuestruar në Spanjë dhe Portugali, goditet rrjeti ndërkombëtar i trafikut

0
Një operacion i përbashkët i autoriteteve spanjolle dhe portugeze ka çuar në sekuestrimin e një sasie të madhe kokaine në Costa del Sol të...

Ky është 20-vjeçari portugez që u vra në Ksamil, si nisi konflikti fatal në...

0
Ky është Luis Miguel Varela Mendes, turisti 20-vjeçar portugez që humbi jetën pasi u godit me thikë në orët e para të 18 gushtit...