10.5 C
Tiranë
Friday, December 5, 2025
spot_img

PD dërgon kërkesën për shqyrtimin e Mandatit të Deputetit Vullnet Sinaj në Gjykatën Kushtetuese

Partia Demokratike ka dërguar në Gjykatën Kushtetuese kërkesën për shqyrtimin e mandatit të deputetit socialist Vullnet Sinaj, pas një muaji që mazhoranca e rrëzoi kërkesën e PD-së me shumicë votash në Kuvend. Kërkesa e demokratëve vjen në përputhje me opinionin e Komisionit të Venecias, i cili theksoi se deputetët mund të nisin një kërkesë për në Gjykatën Kushtetuese nëse kanë firmat e të paktën 1/5 të deputetëve.

Me firmën e 14 ligjvënësve, demokratët kërkojnë që të shqyrtohet nëse Sinaj duhet të mbajë apo jo postin e deputetit, pasi akuzohet për përfitime të paligjshme nga bizneset e tij, duke marrë para nga buxheti i shtetit. Sipas dokumentit, Sinaj ka përfituar një shumë prej 3 milionë lekësh gjatë periudhës 2017-2024.

Ky veprim vjen pas dështimit të kërkesës së PD-së në Kuvend, kur mazhoranca me 73 vota kundër refuzoi dërgimin e çështjes në Gjykatën Kushtetuese.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

U plagos nga bashkëmoshatari , ndërron jetë 15-vjeçari Erion Boba, pas 10 ditësh lufte...

0
Ka ndërruar jetë në spital 15-vjeçari nga Durrësi, Erion Boba, i cili u plagos rëndë me thikë nga një bashkëmoshatar pak ditë më parë....

Arsenal armësh dhe drogë në makinë: Policia e Tiranës arreston dy persona, njëri me...

0
Policia e Tiranës ka finalizuar një operacion të suksesshëm ndaj armëmbajtjes pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, duke vënë në pranga dy shtetas....

Arrestohet 50-vjeçari shqiptar që vrau bashkëshorten në Itali – u gjet i plagosur rëndë,...

0
Nazif Muslija, 50-vjeçari shqiptar nga Maqedonia e Veriut, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Sadjide Muslija, është vënë në pranga nga autoritetet...

Horoskopi ditor, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Dashi Dita sjell energji të mira për punët praktike. Do ndihesh më i/e fokusuar dhe i/e vendosur. Në marrëdhënie, komunikimi bëhet më i drejtpërdrejtë dhe...

Parashikimi i motit, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Shqipëria do të përballet me kushte tipike dimri — mot i ftohtë, me vranësira dhe reshje të mundshme, sidomos në zonat e ultësirës dhe...