27.5 C
Tiranë
Monday, June 22, 2026

Identifikohet trupi i pajetë në autostradën Milot-Thumanë, dyshohet për aksident rrugor

Një trup i pajetë, i gjetur në trafikndarësen e autostradës Milot-Thumanë, në fshatin Shullaz, është identifikuar nga autoritetet. Sipas policisë, trupi i dekompozuar dyshohet t’i përkasë shtetasit E. N., 49 vjeç, banues në Laç.

Trupi është zbuluar mëngjesin e sotëm, rreth orës 08:50, nga punonjësit e mirëmbajtjes së rrugëve, të cilët po kryenin detyrat e tyre rutinë në këtë aks. Menjëherë pas konstatimit, ata kanë njoftuar policinë, e cila ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Nga të dhënat paraprake, dyshohet se 49-vjeçari ka humbur jetën disa muaj më parë, si pasojë e një aksidenti rrugor. Hetuesit mendojnë se ai mund të jetë përplasur nga automjete, por shkaqet e sakta të vdekjes do të përcaktohen pas kryerjes së autopsisë.

Grupi hetimor, në bashkëpunim me Prokurorinë, po vijon punën për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje tragjike.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Protesta nisi për mbrojtjen e mjedisit dhe bitisi me ndotjen e vetvetes”, Rama publikon...

0
Kryeministri Edi Rama ka reaguar në rrjetet sociale pas protestës së 22-të të zhvilluar përpara Kryeministrisë, duke publikuar pamje nga zona pas përfundimit të...

Horoskopi ditor, e Hënë, 22 Qershor 2026

0
Horoskopi ditor – 22 Qershor 2026 ♈ Dashi Dita ju gjen plot energji dhe dëshirë për të vepruar. Mund të merrni iniciativën në një çështje që...

Parashikimi I motit, e Hënë, 22 Qershor 2026

0
Për 22 qershorin, moti në Shqipëri pritet të jetë tipik veror, me diell dhe temperatura të larta në shumicën e territorit. Një valë e...

“Mrekullia e Curaçaos” në Botëror, ndal Ekuadorin dhe shkruan historinë me pikën e parë...

0
Një rezultat historik është regjistruar në Kupën e Botës 2026, teksa Curaçao ka siguruar pikën e parë në historinë e pjesëmarrjeve të saj në...

Konflikti mes fqinjëve përfundon në tragjedi, 25-vjeçari dyshohet se vrau me thikë 60-vjeçarin në...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur mbrëmjen e së shtunës qytetin e Rrogozhinës, ku një konflikt mes dy fqinjëve ka përfunduar me humbjen e...