36.1 C
Tiranë
Saturday, August 29, 2026

Inaugurimi i godinës së re të Ujësjellës-Kanalizimeve në Kamzës/ Ambasadori Soreca:Një Shqipëri më e gjelbër, do të thotë një Shqipëri drejt BE” “

Mëngjesin e kësaj të hëne, Ambasadori i BE në Tiranë, Luigi Soreca, mori pjesë në inaugurimin e godinës së re të Ujësjellës-Kanalizimeve në qytetin e Kamzës. Ky investim, vjen si rezultat i bashkëpunimit mes BE, Zvicrës dhe Gjermanisë.

Sakaq, Ambasadori Soreca, tregoi rëndësinë që ka ky investim për Shqipërinë, veçanërisht në rrugën e saj drejt BE. “Një Shqipëri më e gjelbër, do të thotë një Shqipëri drejt BE”, tha ndër të terja Soreca.

“Mirëmëngjesi! Përshëndetje kryeministër, të dashur miq, ambasadorë. Lançimi sot mbështetet nga BE dhe është e bashkëfinancuar nga Gjermania dhe Zvicra. Ky është moment i rëndësishëm për Shqipërinë moderne. Së pari dhe më e rëndësishmja ky program sjell ujë të pijshëm dhe kushte më të mira sanitare dhe higjienike për qytetarët. Ky program është shembull se si funksionon BE, duke krijuar partneritete. Ky program do e ndihmojë Shqipërinë të afrohet në BE, mbështetur dhe legjislacionin e BE, për politikat e mjedisit. Këto politika, janë prioritete për BE, kemi marrëveshje të gjerë, e cila është më e rëndësishmja dhe si ambicie ka që Evropa të jetë neutrale për mjedisin deri në vitin 2050.

Pra BE, lançon një strategji me objektivin që të ketë zero ndotje dhe programi që po prezantojmë sot e ka këtë objektiv. BE i ka dhënë Shqipërisë 210 milionë euro për mjedisin, standardet mjedisore, e ne do të japim dhe 50 milionë tjera për vitet e ardhshme. Po ashtu, investimet do të fokusohet edhe në zonat e menaxhuara në rikonstruksionin e ekosistemeve. Shqipëria duhet ta vendosë mjedisin në përparësitë e saja, sepse në të kundërt këtë objektiva s’do të kenë rëndësi. Pra duhet komunikuar për të gjitha gjërat e reja, kulturore, politike, që Shqipëria të jetë më e gjelbërt dhe më e bukur për turistët. BE do e ndihmojë Shqipërinë në këtë drejtim. Të vijojmë të punojmë së bashku për një Shqipëri më të gjelbër, e të shëndetshme drejt BE”, tha Soreca.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Protesta e 90-të kundër Ramës/ Aktivistja bën thirrje: “Të marrin vezë me vete dhe...

0
Sot zhvillohet protesta e 90-të kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij. Qytetarët pritet të mblidhen para Kryeministrisë, aty ku prej tre muajsh...

Tragjedi në “Urën e Vashës”/ 35-vjeçari i jep fund jetës, i la bashkëshortes amanetin...

0
Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e së enjtes në zonën e “Urës së Vashës” në Klos, ku një 35-vjeçar ka humbur jetën...

Tragjedia në Malishevë/ Vdes edhe 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e gruas shtatzënë

0
Egzon Bytyçi, 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e bashkëshortes së tij shtatzënë, Jetlira Foniqi, ka ndërruar jetë mbrëmjen e së enjtes në Qendrën Klinike...

Tragjedi në superstradën Lezhë–Shkodër, “Audi” përplas 12-vjeçarin me minipatinë, i mituri humb jetën

0
Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor pranë Fishtës, në superstradën Lezhë–Shkodër, ku një 12-vjeçar ka humbur jetën. Sipas të dhënave...

Trump firmos urdhrin e bujshëm: Liqeni Ontario bëhet “Liqeni Amerika”

0
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka firmosur një urdhër ekzekutiv për riemërtimin e Liqenit Ontario në “Liqeni Amerika”, në një tjetër përplasje...