34.2 C
Tiranë
Thursday, August 20, 2026

Sali Berisha në Durrës: Diaspora mbështet PD-në si forcën e vetme për shpëtimin e Shqipërisë

 

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, zhvilloi një takim me strukturat e PD-së në Durrës, ku vlerësoi entuziazmin e shqiptarëve në diasporë dhe angazhimin e tyre në zgjedhjet e 11 majit. Gjatë fjalës së tij, Berisha theksoi se diaspora ka treguar një mbështetje të fortë për opozitën, krahasuar me vitet e para të pluralizmit.

Fjala e plotë e Sali Berishës:

“Mirëmbrëma, dhe një përshëndetje të përzemërt!”

“Së pari, dua t’ju përshëndes përzemërsisht dhe të shpreh vlerësimin tim shumë të madh për punën dhe përkushtimin tuaj për angazhimin e diasporës shqiptare, e cila për herë të parë në historinë e këtij vendi do të shprehë vullnetin e saj në zgjedhjet e 11 majit.

“Puna juaj, drejtuesit e degës dhe kandidatët që nderuan garën, krijoi një epërsi të madhe morale dhe numerike në mbështetjen e PD-së kudo – në Itali, Gjermani, SHBA, Britani dhe më gjerë. Mendoj se me fitoren tonë në diasporë, ne kemi arritur një moment historik, një angazhim dhe optimizëm të paparë. Ju garantoj se kam përjetuar një entuziazëm të tillë vetëm në vitet 1990-1991, kur shqiptarët për herë të parë fituan shpresën për liri dhe demokraci.”

“Kam pyetur veten shumë herë: Pse ky entuziazëm? Çfarë ndodh me diasporën?”

“Dhe përgjigja është e thjeshtë: Sepse ata jetojnë në vende të lira dhe e kuptojnë më mirë se të gjithë të tjerët se çfarë do të thotë të përndjekësh, të arrestosh për motive politike drejtuesit e partive opozitare. Ata e dinë se çfarë do të thotë të rrëmbehen mandatet e fituara me votë nga opozita. Ata e dinë çfarë do të thotë të burgosësh deputetë të rinj, vetëm sepse guxojnë t’u thonë qytetarëve të vërtetën.”

“Diaspora e ndien më shumë se të gjithë se Shqipëria nuk është një vend për t’u braktisur, por e tillë është bërë nga qeveria e sotme për shkak të narkoshtetit dhe narkodiktaturës. Në këto takime me diasporën kam parë jo vetëm një urrejtje ndaj regjimit aktual, por edhe një optimizëm dhe entuziazëm të jashtëzakonshëm për rrëzimin e tij.”

Kjo përbën një avantazh të madh për Partinë Demokratike. Ky entuziazëm dhe optimizëm ka ngrohur zemrat e shqiptarëve dhe ka bërë të qartë se shqiptarët jashtë vendit mbështesin PD-në dhe opozitën si forcën e vetme politike për shpëtimin e Shqipërisë!

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Dwayne Johnson rrëfen marrëdhënien e vështirë me të atin: “Nuk u riparua kurrë”

0
Dwayne Johnson ka folur hapur për marrëdhënien e ndërlikuar me të atin, Rocky Johnson, i cili ndërroi jetë në vitin 2020. Aktori dhe ish-mundësi profesionist...

U dënua për vrasje në vitin 1950, i shpëtoi 8 ekzekutimeve dhe vdiq në...

0
Francis Clifford Smith, i dënuar për vrasje në vitin 1950, ka vdekur në moshën 101-vjeçare, pasi kaloi më shumë se shtatë dekada në burgjet...

Vdekja e 5-vjeçares Hind Rajab në Gaza, IDF urdhëron hetim penal

0
Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) kanë urdhëruar hapjen e një hetimi penal për vdekjen e 5-vjeçares palestineze Hind Rajab në Gaza, një rast...

Mbi 3.3 tonë kokainë sekuestruar në Spanjë dhe Portugali, goditet rrjeti ndërkombëtar i trafikut

0
Një operacion i përbashkët i autoriteteve spanjolle dhe portugeze ka çuar në sekuestrimin e një sasie të madhe kokaine në Costa del Sol të...

Ky është 20-vjeçari portugez që u vra në Ksamil, si nisi konflikti fatal në...

0
Ky është Luis Miguel Varela Mendes, turisti 20-vjeçar portugez që humbi jetën pasi u godit me thikë në orët e para të 18 gushtit...