35.1 C
Tiranë
Thursday, August 20, 2026

Sekuestro masive nga SPAK: 31 pasuri të Jusel Mici dhe Mendim Domi bllokohen nga GJKKO

 

Gjykata e Posaçme ka sekuestruar 31 pasuri të dy anëtarëve të një grupi kriminal, Jusel Mici dhe Mendim Domi, të cilët ndodhen në gjykim për mashtrim përmes call center dhe veprimtari të strukturuar kriminale. Sekuestrimi është bërë me kërkesë të SPAK, ndërsa hetimet zbuluan pasuri të pajustifikuara me burime të ligjshme.

Në emër të Jusel Micit dhe familjarëve të tij u sekuestruan 21 pasuri, mes të cilave:

  • 4 apartamente në Tiranë
  • 5 parcela toke në Mazrek, me sipërfaqe totale 17,000 m²
  • 6 hapësira garazhi dhe një njësi biznesi
  • 20% e aksioneve të shoqërisë tregtare “Super Foods”
  • Një vilë në “Lalzi Marina Seaside” në Gjirin e Lalëzit
  • 3 automjete luksoze

Ndërsa Mendim Domit iu sekuestruan 10 pasuri, përfshirë:

  • 14,000 m² tokë në Mazrek dhe Kashar
  • 1 apartament në Tiranë
  • Një vilë në kompleksin “San Pietro” në Gjirin e Lalëzit
  • 40% e aksioneve në “Super Foods”
  • 3 llogari bankare me qindra mijëra euro

SPAK bëri të ditur se pasuritë janë sekuestruar në kuadër të procedimit pasuror ndaj dy të pandehurve, bazuar në ligjin për goditjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit. Ata akuzohen për “Mashtrim kompjuterik”, “Grup të strukturuar kriminal” dhe “Kryerjen e veprave penale nga organizata kriminale”.

Ky operacion është një tjetër goditje ndaj grupeve kriminale që kanë përfituar në mënyrë të paligjshme përmes mashtrimit dhe aktiviteteve të tjera të jashtëligjshme. Hetimet për pasuritë e tyre vijojnë, ndërsa gjykimi ndaj të akuzuarve është në proces.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Dwayne Johnson rrëfen marrëdhënien e vështirë me të atin: “Nuk u riparua kurrë”

0
Dwayne Johnson ka folur hapur për marrëdhënien e ndërlikuar me të atin, Rocky Johnson, i cili ndërroi jetë në vitin 2020. Aktori dhe ish-mundësi profesionist...

U dënua për vrasje në vitin 1950, i shpëtoi 8 ekzekutimeve dhe vdiq në...

0
Francis Clifford Smith, i dënuar për vrasje në vitin 1950, ka vdekur në moshën 101-vjeçare, pasi kaloi më shumë se shtatë dekada në burgjet...

Vdekja e 5-vjeçares Hind Rajab në Gaza, IDF urdhëron hetim penal

0
Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) kanë urdhëruar hapjen e një hetimi penal për vdekjen e 5-vjeçares palestineze Hind Rajab në Gaza, një rast...

Mbi 3.3 tonë kokainë sekuestruar në Spanjë dhe Portugali, goditet rrjeti ndërkombëtar i trafikut

0
Një operacion i përbashkët i autoriteteve spanjolle dhe portugeze ka çuar në sekuestrimin e një sasie të madhe kokaine në Costa del Sol të...

Ky është 20-vjeçari portugez që u vra në Ksamil, si nisi konflikti fatal në...

0
Ky është Luis Miguel Varela Mendes, turisti 20-vjeçar portugez që humbi jetën pasi u godit me thikë në orët e para të 18 gushtit...