35.1 C
Tiranë
Thursday, August 20, 2026

Partia Demokratike premton rritje pagash për mësuesit deri në 1200 Euro

Partia Demokratike premton rritje të ndjeshme të pagave për mësuesit pas zgjedhjeve të 11 majit, duke i çuar ato mbi mesataren kombëtare dhe duke arritur një nivel prej 1200 eurosh.

Gjatë një takimi në Kamëz me arsimtarët, kryetari i PD-së, Sali Berisha, theksoi se kjo është një pjesë kyçe e programit të PD për të garantuar një trajtim të merituar për mësuesit dhe për të forcuar sistemin arsimor në Shqipëri.

“Shqipëria Madhështore është Shqipëria e arsimit madhështor, në të cilin mësuesi dhe mësuesja do të jenë në piedestalin e nderit që u takon për misionin e madh që kanë. Nuk ka mision më të rëndësishëm dhe më serioz se ai i mësuesit,” deklaroi Berisha.

Ai shtoi se Partia Demokratike synon t’i rikthejë arsimit vendin e merituar në shoqëri dhe të sigurojë një trajtim dinjitoz për të gjithë mësuesit në Shqipëri.

“Nuk mund të ketë mësues me rrogë mesatare në Shqipëri,” përfundoi Berisha, duke premtuar politika konkrete për përmirësimin e kushteve të punës dhe rritjen e investimeve në arsim.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Dwayne Johnson rrëfen marrëdhënien e vështirë me të atin: “Nuk u riparua kurrë”

0
Dwayne Johnson ka folur hapur për marrëdhënien e ndërlikuar me të atin, Rocky Johnson, i cili ndërroi jetë në vitin 2020. Aktori dhe ish-mundësi profesionist...

U dënua për vrasje në vitin 1950, i shpëtoi 8 ekzekutimeve dhe vdiq në...

0
Francis Clifford Smith, i dënuar për vrasje në vitin 1950, ka vdekur në moshën 101-vjeçare, pasi kaloi më shumë se shtatë dekada në burgjet...

Vdekja e 5-vjeçares Hind Rajab në Gaza, IDF urdhëron hetim penal

0
Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) kanë urdhëruar hapjen e një hetimi penal për vdekjen e 5-vjeçares palestineze Hind Rajab në Gaza, një rast...

Mbi 3.3 tonë kokainë sekuestruar në Spanjë dhe Portugali, goditet rrjeti ndërkombëtar i trafikut

0
Një operacion i përbashkët i autoriteteve spanjolle dhe portugeze ka çuar në sekuestrimin e një sasie të madhe kokaine në Costa del Sol të...

Ky është 20-vjeçari portugez që u vra në Ksamil, si nisi konflikti fatal në...

0
Ky është Luis Miguel Varela Mendes, turisti 20-vjeçar portugez që humbi jetën pasi u godit me thikë në orët e para të 18 gushtit...