35.1 C
Tiranë
Thursday, August 20, 2026

PZAP pranon ankesën e Vetëvendosjes: Hapet numërimi i 1631 fletëvotimeve nga diaspora

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka pranuar ankesën e Lëvizjes Vetëvendosje për hapjen e të gjitha kutive të votimit që përmbajnë fletëvotime të dërguara nga diaspora për zgjedhjet e mbajtura më 9 shkurt.

Në vendimin e tij, PZAP ka udhëzuar Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) dhe Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) që të hapin 177 kuti të votimit dhe të rivlerësojnë 1631 fletëvotime të cilat më herët ishin shpallur të pavlefshme. Pas rivlerësimit, këto vota do të numërohen dhe do të përfshihen në rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve.

Ndërkohë, PZAP ka rrëzuar dy ankesa të tjera të Lëvizjes Vetëvendosje lidhur me parregullsitë gjatë numërimit të votave me postë, duke i cilësuar ato të pasafatshme.

Ky vendim mund të ndikojë në ndryshimin e rezultateve përfundimtare, ndërsa mbetet për t’u parë si do të reflektohet ai në përbërjen përfundimtare të institucioneve të dala nga zgjedhjet e 9 shkurtit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Dwayne Johnson rrëfen marrëdhënien e vështirë me të atin: “Nuk u riparua kurrë”

0
Dwayne Johnson ka folur hapur për marrëdhënien e ndërlikuar me të atin, Rocky Johnson, i cili ndërroi jetë në vitin 2020. Aktori dhe ish-mundësi profesionist...

U dënua për vrasje në vitin 1950, i shpëtoi 8 ekzekutimeve dhe vdiq në...

0
Francis Clifford Smith, i dënuar për vrasje në vitin 1950, ka vdekur në moshën 101-vjeçare, pasi kaloi më shumë se shtatë dekada në burgjet...

Vdekja e 5-vjeçares Hind Rajab në Gaza, IDF urdhëron hetim penal

0
Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) kanë urdhëruar hapjen e një hetimi penal për vdekjen e 5-vjeçares palestineze Hind Rajab në Gaza, një rast...

Mbi 3.3 tonë kokainë sekuestruar në Spanjë dhe Portugali, goditet rrjeti ndërkombëtar i trafikut

0
Një operacion i përbashkët i autoriteteve spanjolle dhe portugeze ka çuar në sekuestrimin e një sasie të madhe kokaine në Costa del Sol të...

Ky është 20-vjeçari portugez që u vra në Ksamil, si nisi konflikti fatal në...

0
Ky është Luis Miguel Varela Mendes, turisti 20-vjeçar portugez që humbi jetën pasi u godit me thikë në orët e para të 18 gushtit...