35.1 C
Tiranë
Thursday, August 20, 2026

Plagoset rëndë një shqiptar në Selanik, autori ende i lirë

Një shtetas shqiptar është plagosur rëndë në orët e para të mëngjesit të sotëm në Neapoli, Selanik, pas një sulmi me armë zjarri nga një person ende i paidentifikuar.

Ngjarja ndodhi rreth orës 05:00, teksa shqiptari ndodhej jashtë një dyqani së bashku me një shok, kur autori ka hapur zjarr ndaj tij. Viktima u qëllua dy herë në bark dhe u transportua me urgjencë në spitalin “Ippokrateio”, ku ndodhet në gjendje të rëndë.

Policia greke ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e autorit. Sipas burimeve, sulmuesi ka mbërritur dhe është larguar nga vendngjarja në këmbë, duke mos lënë asnjë gjurmë të qartë.

Hetimet vijojnë për të zbuluar motivin e sulmit dhe për të arrestuar autorin.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Dwayne Johnson rrëfen marrëdhënien e vështirë me të atin: “Nuk u riparua kurrë”

0
Dwayne Johnson ka folur hapur për marrëdhënien e ndërlikuar me të atin, Rocky Johnson, i cili ndërroi jetë në vitin 2020. Aktori dhe ish-mundësi profesionist...

U dënua për vrasje në vitin 1950, i shpëtoi 8 ekzekutimeve dhe vdiq në...

0
Francis Clifford Smith, i dënuar për vrasje në vitin 1950, ka vdekur në moshën 101-vjeçare, pasi kaloi më shumë se shtatë dekada në burgjet...

Vdekja e 5-vjeçares Hind Rajab në Gaza, IDF urdhëron hetim penal

0
Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) kanë urdhëruar hapjen e një hetimi penal për vdekjen e 5-vjeçares palestineze Hind Rajab në Gaza, një rast...

Mbi 3.3 tonë kokainë sekuestruar në Spanjë dhe Portugali, goditet rrjeti ndërkombëtar i trafikut

0
Një operacion i përbashkët i autoriteteve spanjolle dhe portugeze ka çuar në sekuestrimin e një sasie të madhe kokaine në Costa del Sol të...

Ky është 20-vjeçari portugez që u vra në Ksamil, si nisi konflikti fatal në...

0
Ky është Luis Miguel Varela Mendes, turisti 20-vjeçar portugez që humbi jetën pasi u godit me thikë në orët e para të 18 gushtit...