Belsh, Shqipëri – Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Kajan, Bashkia Belsh.
Sipas informacioneve paraprake, një automjet ka përplasur një motor, të drejtuar nga Arben Shehu, banues në fshatin Kajan. Ende nuk dihen detaje mbi gjendjen shëndetësore të tij.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
Pas aksidentit, drejtuesi i motorit është transportuar me ambulancë në drejtim të Elbasanit pasi ka pësuar plagë të shumta nga aksidenti.Gjithashtu bëhet me diej se i aksidentuari është jashtë rrezikut për jetën.






