34.7 C
Tiranë
Thursday, August 20, 2026

Rama Takon Drejtuesit Politikë për Zgjedhjet Parlamentare të 11 Majit

Për të tretën ditë me radhë, kryeministri Edi Rama ka zhvilluar takime me drejtuesit politikë të Partisë Socialiste në kuadër të përgatitjeve për zgjedhjet parlamentare që do të mbahen më 11 maj.

Takimet filluan mëngjesin e së dielës në orën 09:00, për t’u ndërprerë rreth orës 14:00 dhe rinisën në orën 15:00, përfunduan në 18:00. Gjatë takimeve, kryeministri ka diskutuar me drejtues politikë të qarqeve si Eduart Shalsi, për qarkun e Kukësit, Ogerta Manastirliu për Tiranën, dhe Elisa Spiropalin.

Për momentin, nuk ka pasur ndonjë vendim përfundimtar për kandidatët, pasi vendimi final për listat do të merret në mbledhjen e kryesisë socialiste, e cila do të mbahet më 12 mars.

Përmenden gjithashtu disa kryebashkiakë që kanë shprehur interes për të qenë në listat e deputetëve, si Ervin Demon (Bashkia e Beratit), Juliana Mema (Bashkia e Dimalit), Tërmet Peçi (Bashkia e Tepelenës) dhe Agron Malaj (Bashkia e Matit).

Rama ka theksuar se në listën e mbyllur do të ketë prioritet përfaqësimi i grave dhe vajzave, ndërsa për listën e hapur do të përfshihen eksponentë të PS-së që kanë më shumë se dy mandate dhe do të konkurrojnë për një vend në Parlament.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Dwayne Johnson rrëfen marrëdhënien e vështirë me të atin: “Nuk u riparua kurrë”

0
Dwayne Johnson ka folur hapur për marrëdhënien e ndërlikuar me të atin, Rocky Johnson, i cili ndërroi jetë në vitin 2020. Aktori dhe ish-mundësi profesionist...

U dënua për vrasje në vitin 1950, i shpëtoi 8 ekzekutimeve dhe vdiq në...

0
Francis Clifford Smith, i dënuar për vrasje në vitin 1950, ka vdekur në moshën 101-vjeçare, pasi kaloi më shumë se shtatë dekada në burgjet...

Vdekja e 5-vjeçares Hind Rajab në Gaza, IDF urdhëron hetim penal

0
Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) kanë urdhëruar hapjen e një hetimi penal për vdekjen e 5-vjeçares palestineze Hind Rajab në Gaza, një rast...

Mbi 3.3 tonë kokainë sekuestruar në Spanjë dhe Portugali, goditet rrjeti ndërkombëtar i trafikut

0
Një operacion i përbashkët i autoriteteve spanjolle dhe portugeze ka çuar në sekuestrimin e një sasie të madhe kokaine në Costa del Sol të...

Ky është 20-vjeçari portugez që u vra në Ksamil, si nisi konflikti fatal në...

0
Ky është Luis Miguel Varela Mendes, turisti 20-vjeçar portugez që humbi jetën pasi u godit me thikë në orët e para të 18 gushtit...