34.7 C
Tiranë
Thursday, August 20, 2026

Amber flet për përvojën në “Big Brother VIP”: Dalja e parë më e dhimbshme, Gerta e ndjeu kërcënim nga rikthimi im”

Amber, ish-banorja e “Big Brother Vip Albania 4”, ka folur për herë të parë pas eleminimit të saj nga gara, ku u përball me një nominim nga Gerta, Laerti dhe Rozana. Amber e quajti daljen e saj të parë nga shtëpia më të dhimbshme, pasi, siç shprehet ajo, përballë dinamikave të reja të shtëpisë, rikthimi i saj ishte një “thikë me dy presa”.

“Mendoj se më e dhimbshme ka qenë dalja e parë sepse e thashë edhe në studio para se të rihyja në shtëpi që është thikë me dy presa për faktin se unë shkova dhe gjeta lojtarë që kishin dy muaj të izoluar, të lodhur dhe dinamikat në shtëpi kishin ndryshuar plus edhe personazhet me njëri-tjetrin. Jo se e gjeta veten jashtë loje por nuk ishte më ajo pjata e servirur që edhe ti të gjeje veten aty ku duhej. Duhej pak kohë.”

Amber shprehu se kur u rikthye në shtëpi pas një periudhe të shkurtër jashtë, situata ishte ndryshe. Ajo e konsideroi këtë rikthim si një mundësi për të reflektuar mbi përvojën e saj, duke kuptuar se “Big Brother-i ta jep mundësinë vetëm njëherë”. Ajo shtoi se për të ishte më e vështirë të përshtatej pas dy muajsh izolimi, kur banorët kishin krijuar tashmë lidhje dhe dinamikat e lojës ishin ndryshuar.

Si e priti zgjedhjen e Gertës?
Gerta ka qenë e para banore që me hyrjen time është ndjerë e kërcënuar. Plus java ime e parë ka qenë një tmerr për të ruajtur veten që të mos jepja asnjë informacion nga jashtë. Mënyra se si do të sillesha me banorët sepse dhe ajo është një informacion nga jashtë dhe kjo ka qenë një luftë.”

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Dwayne Johnson rrëfen marrëdhënien e vështirë me të atin: “Nuk u riparua kurrë”

0
Dwayne Johnson ka folur hapur për marrëdhënien e ndërlikuar me të atin, Rocky Johnson, i cili ndërroi jetë në vitin 2020. Aktori dhe ish-mundësi profesionist...

U dënua për vrasje në vitin 1950, i shpëtoi 8 ekzekutimeve dhe vdiq në...

0
Francis Clifford Smith, i dënuar për vrasje në vitin 1950, ka vdekur në moshën 101-vjeçare, pasi kaloi më shumë se shtatë dekada në burgjet...

Vdekja e 5-vjeçares Hind Rajab në Gaza, IDF urdhëron hetim penal

0
Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) kanë urdhëruar hapjen e një hetimi penal për vdekjen e 5-vjeçares palestineze Hind Rajab në Gaza, një rast...

Mbi 3.3 tonë kokainë sekuestruar në Spanjë dhe Portugali, goditet rrjeti ndërkombëtar i trafikut

0
Një operacion i përbashkët i autoriteteve spanjolle dhe portugeze ka çuar në sekuestrimin e një sasie të madhe kokaine në Costa del Sol të...

Ky është 20-vjeçari portugez që u vra në Ksamil, si nisi konflikti fatal në...

0
Ky është Luis Miguel Varela Mendes, turisti 20-vjeçar portugez që humbi jetën pasi u godit me thikë në orët e para të 18 gushtit...