11.5 C
Tiranë
Friday, December 5, 2025
spot_img

Përplasje e ashpër mes Loredanës dhe Rozanës: “Dashuria nuk është aksident”

 

Në shtëpinë e Big Brother VIP, një debat i fortë ka shpërthyer mes Loredanës dhe Rozanës, lidhur me marrëdhënien e Loredanës me Jozin.

Gjithçka nisi kur Rozana e kritikoi hapur Loredanën, duke i thënë se dashuria nuk është aksident. Loredana reagoi menjëherë duke mbrojtur ndjenjat e saj dhe duke akuzuar Rozanën se nuk kishte treguar asnjë emocion për Egli Takon kur ai u eliminua.

Ja si u zhvillua debati mes tyre:

Rozana: Ik dashurohu me palaço. Me një njeri që ka denigruar të gjithë gocat këtu.

Loredana: Më ndodhi.

Loredana: Nuk isha asnjëherë dakord për ato denigrimet. Asnjëherë.

Rozana: Dashuria nuk është aksident, moj. Jo.

Loredana: Kur je brenda kësaj shtëpie, ndodh. Ndodh! Nuk do ti që të ndodhë, por ndodh.

Rozana: Nuk është aksident dashuria. Pse po ndodh akoma?

Loredana: Nuk e di pse, nuk e di.

Rozana: Pse po e toleron veten të biesh…

Rozana: Dashuria u bë aksident tani që ndodh. U përplasa dhe më ndodhi.

Loredana: Kur kalon shumë kohë me një person, fillon dhe afeksioni. Unë kam zemër, jo si ti që ke kaluar të gjithë rrugëtimin tënd me Egli Takon. Asnjë lot nuk derdhe.

Rozana: Mos kalo me persona që nuk dinë të flasin, të të respektojnë dhe që kanë gojë të fëlliqur. Mos kalo, respekto veten dhe prindërit.

Loredana: Derdhe më shumë lot për Gjestin sesa për Eglin.

Rozana: Çfarë them unë dhe ku e ke hallin ti? Ti ke çmendur, moj.

Rozana: Unë flas për Jozin dhe ti del te Egli.

Loredana: Nuk jam fare e çmendur.

Debati mes tyre ndezi tensione të mëdha në shtëpi, duke treguar edhe një herë ndarjet e thella mes banorëve mbi marrëdhëniet dhe emocionet e krijuara gjatë qëndrimit në Big Brother VIP.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Arsenal armësh dhe drogë në makinë: Policia e Tiranës arreston dy persona, njëri me...

0
Policia e Tiranës ka finalizuar një operacion të suksesshëm ndaj armëmbajtjes pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, duke vënë në pranga dy shtetas....

Arrestohet 50-vjeçari shqiptar që vrau bashkëshorten në Itali – u gjet i plagosur rëndë,...

0
Nazif Muslija, 50-vjeçari shqiptar nga Maqedonia e Veriut, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Sadjide Muslija, është vënë në pranga nga autoritetet...

Horoskopi ditor, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Dashi Dita sjell energji të mira për punët praktike. Do ndihesh më i/e fokusuar dhe i/e vendosur. Në marrëdhënie, komunikimi bëhet më i drejtpërdrejtë dhe...

Parashikimi i motit, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Shqipëria do të përballet me kushte tipike dimri — mot i ftohtë, me vranësira dhe reshje të mundshme, sidomos në zonat e ultësirës dhe...

‘Baba, ndalo bombardimet në Kiev’, Vajza e fshehtë e Putinit, Luiza Rozova, përballet me...

0
Luiza Rozova, 22 vjeç, e cila konsiderohet vajza e fshehtë e Vladimir Putinit, është përballur me një intervistë të pakëndshme në rrugët e Parisit...