10.5 C
Tiranë
Monday, February 2, 2026
spot_img

Kreu i Kadastrës, Artan Lame hap aplikimet për drejtues të rinj në drejtoritë rajonale

Kreu i Kadastrës, Artan Lame ka hapur aplikimet për drejtues të rinj në drejtoritë rajonale, si edhe në kryeqytetit.

Në një deklaratë për mediat, Artan Lame tha se do të zëvëndësohen drejtuesit e komanduar, si edhe ata që nuk kanë justifikuar punën e tyre, duke nisur nga Shkodra në Sarandë.

Kreu i Kadastrës tha se zyrat nuk janë në lartësinë e duhur përsa i përket shërbimit të qytetarëve, pas i trajtojnë këto të fundit si “besdisje”.

Ndërsa iu drejtua eprorëve në këto drejtori duke iu thënë “se nuk janë vendosur në atë pozicion se kanë çliruar Shqipërinë, por që të organizojnë punën që iu është caktuar.”

Ai u bëri thirrje të gjithë vajza e djemve që kanë mbaruar universitetin për për inxhinjeri, juridik për ekonomik, specialistëve, kandidatëve për deputet që nuk fituan, ekspertëve të fushës, “që të mos tuten dhe të merren me llafollogët e Facebook, por të aplikojnë”.

Në këto kushte dëshiroj të shpall sot hapjen e thirrjes për drejtues të rinj në një pjesë të madhe të zyrave rajonale të Kadastrës. Jam i bindur se gjithë llafollogët e fejsbukut do ulen të dekurajojnë këdo që do dëshirojë të përfshihet në këtë thirrje. Mos u çudisni, e kanë bërë gjithmonë. Mos u tutni! Ti djalë apo vajzë që ke mbaruar universitetin për inxhinjeri, juridik për ekonomik; Ti specialisti që ke vite që punon në administratë dhe mendon se ka ardhur koha të avancosh në karrierë; Ti kandidati për deputet, që e dije se nuk do fitoje për shkak të numrit në listë, por që je i bindur në kapacitetin tend; Ti eksperti i fushës, që mendon se e di sesi mund të gjejnë zgjidhje problemet e stërkomplikuara të pronës në Shqipëri, por që nuk ke patur rast të provosh veten; Mos u tutni, ejani dhe aplikoni.

Pas kësaj thirrjeje, do të vijojë një thirrje e dytë, për specialistë të niveleve të tjera, shefa sektorësh e kështu në vijim. Kadastrës Shqiptare tashmë i janë ngarkuar disa funksione të reja që dikur i kanë patur institucione të tjera. Arsyeja ishte e thjeshtë: U pa që ky institucion me gjithë vështirësitë e rritjes dhe të ngritjes, por jepte rezultate. Por këto funksione të reja do të kenë nevojë për shumë specialist të tjerë për të cilët më pas do të bëjmë thirrje më të specializuar.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Falsifikim i rezultateve të zgjedhjeve” – Prokuroria kërkon paraburgim për 10 kryesues të QKN-ve...

0
Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit ndaj 10 prej 34 kryesuesve të Qendrave Komunale të Numërimit (QKN), të ndaluar...

“Posta automatike e Epstein është e pavërtetë” – Bill Gates mohon akuza nga dokumentet...

0
Bill Gates ka reaguar pas publikimit të dokumenteve të fundit lidhur me Jeffrey Epstein, duke mohuar çdo akuzë që lidhet me sjelljen e tij...

Vdekja e Leonard Farrukut në anijen e azilkërkuesve në Britani trondit komunitetin dhe nxit...

0
Leonard Farruku, 27-vjeçar shqiptar, u gjet i pajetë në dhjetor 2023 në bord të anijes Bibby Stockholm, ku ishte strehuar si azilkërkues në Portland,...

Khloe Kardashian: “Kam frikë të hyj sërish në lidhje”

0
Khloe Kardashian ka rrëfyer se prej kohësh vuan nga sarmasofobia – frikë e fortë nga angazhimi në marrëdhënie romantike. Ajo foli hapur për këtë...

Situata në Ukrainë: pretendime ruse për kontroll, por realiteti në terren mbetet i pandryshuar

0
Në juglindje të qytetit ukrainas Kupjansk ndodhet qyteza e vogël Kupjansk-Vuzlovi, një zonë që së fundmi është bërë sërish objekt pretendimesh nga ana e...