29.5 C
Tiranë
Friday, August 15, 2025
spot_img

Partnerja e Safet Bajrit, Eria Ago, arrestohet për përfshirje në vrasjen e Fatbardh Licit

Të tjera detaje janë zbardhur në lidhje me arrestimin e Eria Agos, partneres së Safet Bajrit, e dyshuar për përfshirje në vrasjen e Fatbardh Licit. Sipas burimeve, ajo u arrestua më 26 shkurt, pesë ditë pas kapjes së Bajrit, dhe aktualisht ndodhet në burgun e grave në Pogradec.

Eria Ago akuzohet për përkrahjen e autorit të krimit dhe për dijeni mbi ekzekutimin e Fatbardh Licit, i cili u vra në vitin 2018 në lagjen Kiras, pranë banesës së tij. Arrestimi i saj është rezultat i hetimeve të SPAK dhe Policisë së Shtetit, të cilat e kanë konsideruar një person me rëndësi për zbardhjen e kësaj ngjarjeje të rëndë.

Por emri i saj nuk është i panjohur për drejtësinë shqiptare. Ago ka qenë më parë e përfshirë në dosjen e Hermes Nikajt, i njohur si “Zogu i Tiranës”. Në vitin 2020, emri i saj doli në përgjimet e një rrjeti prostitucioni, ku ajo përmendej si një nga protagonistet e mesazheve të shkëmbyera përmes Nikajt.

Në atë kohë, Ago mohoi akuzat, duke i cilësuar si shpifje për të dëmtuar figurën e saj. Ajo theksonte se nuk kishte asnjë lidhje me çështjen dhe se nuk kishte nevojë për para.

Arrestimi i saj për vrasjen e Licit hap një tjetër kapitull në hetimet mbi grupet kriminale në Shqipëri, ndërsa pritet që organet e drejtësisë të hedhin më shumë dritë mbi rolin e saj në këtë ngjarje të bujshme.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Flakët në Gërmenj të Korçës përhapen drejt Greqisë – Era e fortë vështirëson ndërhyrjen

0
Vatra e zjarrit pranë Parkut Natyror të Gërmenjës në Korçë vijon të jetë aktive, ndërsa era e fortë ka favorizuar përhapjen e flakëve drejt...

Stocker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk ka alternativë, Vuçiç: Austria partner i rëndësishëm në rrugën evropiane

0
Kancelari i Austrisë, Christian Stocker, theksoi se sipas perspektivës së Bashkimit Evropian, dialogu mes Kosovës dhe Serbisë mbetet i pazëvendësueshëm, për sa kohë ekziston...

Vuçiç garanton fundin e mandatit dhe mohon ndryshimin e Kushtetutës: “Nuk jam diktator, Serbinë...

0
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka deklaruar në mënyrë të prerë se nuk ka aspak në plan të ndryshojë Kushtetutën për t’u kandiduar sërish...

Kriza në Gaza: 123 të vrarë në 24 orët e fundit ndërsa Izraeli intensifikon...

0
Ushtria izraelite ka vazhduar bombardimet intensive në Qytetin e Gazës më 13 gusht, ndërsa po përgatitet për një ofensivë të planifikuar për marrjen nën...

Ndjekje spektakolare në Itali: Arrestohet një motorist, sekuestrohen dhjetëra kilogramë drogë dhe para

0
Një natë e tensionuar është regjistruar mes qyteteve Albano Laziale, Ardea dhe Aprilia në Itali, ku një ndjekje e shkurtër por dramatike përfundoi me...