15.5 C
Tiranë
Wednesday, November 27, 2024
spot_img

Këshilltarët Bashkiak të Vlorës anullojnë mbledhjen e rradhës/ Leli: “E pranoj haraçin e veprimeve tuaja deri në masën që më prek mua, por jo qytetin”

Ashtu siç kishin paralajmëruar, Këshilltarët Bashkiak të Vlorës bojkotuan mbledhjen e rradhës që ishte parashikuar për ditën e sotme. Këtë e ka bërë të ditur kryebashkiaku Dritan Leli përmes një postimi në rrjete sociale.

Ai shkruan se përplasjet mes tij dhe Këshillit Bashkiak, nuk duhet të ndikojnë në shqyrtimin e çështjeve sociale për qytetin e Vlorës. Ai thotë se veprimet e Këshillit Bashkiak nuk duhet të prekin qytetin, ndaj ai ka kërkuar falje për ngërçin e krijuar në këtë institucion.

Postimi i Kryebashkiakut Leli

Pas radhës së gjatë të kërkesave për mbledhje jashtë radhe, në emër të së mirës së qytetit, sot, këshilltarët bashkiak, kanë anulluar mbledhjen e radhës, atë të çdo muaji, ku vërtet mblidhemi për interesat e qytetit e ku përgjatë më shumë se një viti, kemi diskutuar online, siç ishte parashikuar të ndodhte edhe sot!

Më vjen keq që me këngën e kusureve të mia, Këshilli Bashkiak nuk po i përkrah sot fëmijët me probleme sociale të qytetit, që me miratimin e vendimit do të frekuentonin kopshtet dhe çerdhet me të ardhurat e bashkisë, nuk po miraton as ndihmën ekonomike, as listën e familjeve apo individëve që përfitojnë kredi nga të ardhurat e bashkisë dhe as po mbështet projektin e qeverisë shqiptare për rimëkëmbjen e zonës përreth sahatit, që ka nevojë për angazhimin e të gjithëve, prandaj edhe do të përfshihej sot me urgjencë, për të mos ecur me ritmin e mbajtjes së radhëve!

Të nderuar këshilltar, e pranoj haraçin e veprimeve tuaja deri në masën që më prek mua, por jo qytetin! Vlora sapo ka nisur sezonin turistik, pas muajsh të gjatë e të vështirë lufte me shëndetin! Turistët po gëzojnë lirinë dhe bukurinë e një qyteti që nuk mund dhe nuk duhet të shëmtohet prej gjyqeve teatrale! Vlora duhet promovuar, jo sakatuar! Të gjithë mund të bëjmë më shumë, mund të bëjmë më mirë, pa shterpëzuar një energji të tërë që mund ta shfrytëzonim në dobi të Vlorës! Po e marrë unë barrën e ndjesës, ndaj të gjithë banorëve të Vlorës që po penalizohen a qoftë edhe vetëm bezdisen, nga radhët tona të ngatërruara që po iu rëndojnë, por e di që deti dhe dielli i Vlorës do ta bëjnë këtë verë të ndritshme, siç kaq gjatë e dëshiruam.

 

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT