5.5 C
Tiranë
Monday, February 2, 2026
spot_img

Masakër në Velipojë/ Katër persona kanë mbetur të vrarë dhe dy të tjerë të plagosur

Një ngjarje e rendë ka ndodhur në plazhin e Velipojës. Katër persona kanë mbetur të vrarë dhe dy të tjerë janë plagosur.

Ngjarja është shënuar pas mesnatës rreth orës 01:30 të 27 qershorit. Dyshohet se konflikti ka nisur për hapesirat publike në plazh.

Njoftimi i policisë

Informacion paraprak

Më datë 27.06.2021, rreth orës 00:30, në Pulaj Plazh, Velipojë, si pasojë e një konflikti të çastit, i cili është përshkallëzuar në përdorim të armës së zjarrit kanë mbetur të vrarë, shtetasit K. V. 59 vjeç, Xh. G. 25 vjeç , E. G. 38 vjeç dhe M. Z. 20 vjeç.

Si dhe janë plagosur shtetasit H. V. 54 vjeç, dhe E. D. 17 vjeç, të cilët dyshohen si autorë të përfshirê në konfliktin e armatosur.

Për hetimin dhe zbardhjen e ngjarjes menjëherë është ngritur një grup posaçëm hetimor me specialistë të strukturave hetimore në DVP Shkodër dhe të Drejtorisë për Hetimin e Krimeve ndaj Personit dhe Jetës në Departamentin e Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër.

Në ndihmë të Policisë vendore ka shkuar FNSH Shkodër dhe një grup i Forcave Speciale Renea.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e dokumentimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të kësaj ngjarjeje.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Falsifikim i rezultateve të zgjedhjeve” – Prokuroria kërkon paraburgim për 10 kryesues të QKN-ve...

0
Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit ndaj 10 prej 34 kryesuesve të Qendrave Komunale të Numërimit (QKN), të ndaluar...

“Posta automatike e Epstein është e pavërtetë” – Bill Gates mohon akuza nga dokumentet...

0
Bill Gates ka reaguar pas publikimit të dokumenteve të fundit lidhur me Jeffrey Epstein, duke mohuar çdo akuzë që lidhet me sjelljen e tij...

Vdekja e Leonard Farrukut në anijen e azilkërkuesve në Britani trondit komunitetin dhe nxit...

0
Leonard Farruku, 27-vjeçar shqiptar, u gjet i pajetë në dhjetor 2023 në bord të anijes Bibby Stockholm, ku ishte strehuar si azilkërkues në Portland,...

Khloe Kardashian: “Kam frikë të hyj sërish në lidhje”

0
Khloe Kardashian ka rrëfyer se prej kohësh vuan nga sarmasofobia – frikë e fortë nga angazhimi në marrëdhënie romantike. Ajo foli hapur për këtë...

Situata në Ukrainë: pretendime ruse për kontroll, por realiteti në terren mbetet i pandryshuar

0
Në juglindje të qytetit ukrainas Kupjansk ndodhet qyteza e vogël Kupjansk-Vuzlovi, një zonë që së fundmi është bërë sërish objekt pretendimesh nga ana e...