33.9 C
Tiranë
Sunday, July 12, 2026

Flet babai i dy vëllezërve që humbën jetën në Velipojë/ “Kjo qe ka ndodhur mos i ndodht më kujt

Pjetër Gocaj, babai i dy djemve të vrarë në mesnatë në Velipojë, Edmondit dhe Xhovanit, 38 dhe 25 vjeç ka folur sot për mediat pas ngjarjes së rëndë.

Ai thotë se sherri ka ndodhur për shezlonët dhe se djali i madh me dokumente angleze kishte ardhur për të investuar në Velipojë.

“Kjo qe ka ndodhur mos i ndodht me kujt, mua me eshte fikur dera e shtepise. Uroj qe mos ti ndodh askujt. Nuk e kuptoj si ka ndodhur konflikti por e di qe per shezllone. Me kane vrare tek dera e shtepise, me kane vrare dy djemte. Çfare me duhet jeta me. Vitin e kaluar i kam patur une shezllonet, kete vit ia kane dhene atij. Ne kemi pritur qe te ndahen shezllonet sepse kane qene pa u ndare ende, ata kane ardhur dhe na vrane ne shtepi. Uroj mos ti ndodh me kujt se peshen e rende te kesaj ngjarje e kam une mbi supe. Asgje nuk dime. Me kane vrare djemte.

Ne i kemi vendosur shezllonet perpara se te behej ndarja nga shteti e shezlloneve dhe ishim ne pritje kur te vendosej kjo ndarje per te shikuar se ku i kemi ne dhe ku i kane ata. Ata erdhen dhe qelluan djalin e madh te parin qe ishte me dokumenta angleze  i cili ka ardhur per te investuar dhe punuar. Pastaj qelluan edhe djalin tjeter, djali i dyte i ka qelluar edhe ai. Kur ka ndodhur nuk kam qene ketu por nuk kane ardhur per te folur perderisa kane ardhur me arme tek dera e shtepise. Uroj mos ti ndodh me askujt”, shprehet ai.

Babai tregon se i kanë vrarë fillimisht djalin e madh, menjëherë dhe më pas ka qëlluar dhe djali tjetër. Pjetri thotë se nuk e ka pritur këtë ngjarje, pasi i ka pasur shok palën tjetër, pra familjen Ferracaku.

 

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

FOTO/ Shkodër, ky është 62-vjeçari i arrestuar për vrasjen e bashkëshortes së tij me...

0
Personi që shihni në foto është Shtjefën Ziçi, 62-vjeçari i arrestuar nga Policia si autor i dyshuar i vrasjes së bashkëshortes së tij në...

FOTO/ Atentati në Kurbin, zbulohet autori i dyshuar që ekzekutoi me shtatë plumba Ilir...

0
Detaje të reja kanë dalë nga atentati i ndodhur në Kurbin, ku mbeti i vrarë 40-vjeçari Ilir Lika. Burime paraprake bëjnë me dije se...

Francë në alarm për të nxehtin ekstrem, 9 departamente kalojnë në nivelin e kuq...

0
Franca po përballet me një valë të fortë të nxehti ekstrem, ndërsa nëntë departamente do të vendosen në nivelin e alarmit të kuq nga...

Besonte se kishte gjetur ar, por pas 3 vitesh zbuloi një thesar nga hapësira:...

0
Një histori e jashtëzakonshme nga Australia ka treguar se thesaret më të rralla nuk gjenden gjithmonë në formën e arit. Një burrë që për...

Atentat në Kurbin/ Zbardhen detaje nga vrasja e 40-vjeçarit Ilirjan Lika, autori dyshohet se...

0
Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e rëndë e ndodhur në Kurbin, ku mbeti i vrarë me armë zjarri 40-vjeçari Ilirjan...