22.5 C
Tiranë
Wednesday, April 29, 2026
spot_img

Autori i vrasjes së Ilaria Sula është ish-i dashuri i saj, ja çfarë bëri për të ngatëruar hetimet

Policia italiane ka identifikuar dhe arrestuar autorin e dyshuar të vrasjes së 22-vjeçares shqiptare, Ilaria Sula. Ai është Marc Samson, 23 vjeç, me origjinë nga Filipinet, i cili ka pranuar krimin.

Sipas dëshmisë së tij, ai e ka goditur disa herë me thikë të renë, trupin e saj e ka futur në një valixhe dhe më pas e ka hedhur në një zonë pyjore në Poli, afër Romës.

Policia italiane kontrolloi banesën e tij, ku ai jetonte me prindërit – një çift filipinas që kishin vite që jetonin në Itali. Miqtë e familjes e përshkruajnë 23-vjeçarin si një djalë të qetë, ndërsa prindërit e tij janë njerëz të njohur në komunitet.

Një tjetër detaj tronditës është fakti se, pasi e vrau, Samson dyshohet se përdori celularin e Ilaria-s për të postuar story në rrjetet e saj sociale, duke u përpjekur të ngatërronte hetimet.

22-vjeçarja shqiptare humbi kontaktet me familjen dhe shoqet më 25 mars, ndërsa trupi i saj u gjet disa ditë më vonë i futur në një valixhe në një zonë të pyllëzuar.

Hetimet po vazhdojnë për të zbuluar motivet e krimit dhe detaje të tjera mbi këtë ngjarje tragjike.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Takimi në SPAK/ Klodian Braho pret ministren austriake Anna Sporrer: “Qëllimi është të forcohen...

0
Kreu i SPAK, Klodian Braho, ka zhvilluar një takim në ambientet e institucionit me ministren e Drejtësisë së Austrisë, Anna Sporrer. Vizita e Sporrer në...

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
♈ Dashi Duhet të ngadalësosh ritmin dhe të mendosh para se të veprosh. Sot vlen më shumë strategjia sesa nxitimi. ♉ Demi Je në kulmin e energjisë...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
Më 29 prill 2026, moti në Shqipëria paraqitet i ngrohtë dhe kryesisht i qëndrueshëm, me kushte pothuajse verore në pjesën më të madhe të...

Dosja “Pepa”/ 69 mln euro pasuri të dyshuara nga trafiku i kokainës, si funksiononte...

0
Detaje të reja kanë dalë nga dosja hetimore ndaj grupit kriminal të drejtuar nga Jetmir Pepa dhe vëllezërit e tij, të cilët dyshohet se...

Britani / Arrestohet një 30-vjeçar shqiptar, dyshohet për sulm seksual ndaj një të miture

0
Një ngjarje e rëndë është raportuar në Mbretërinë e Bashkuar, ku autoritetet kanë arrestuar shtetasin Ershad Kurtaj, i dyshuar për përfshirje në një rast...