23.5 C
Tiranë
Sunday, May 24, 2026
spot_img

Rritja e intervalit midis dozave të para dhe të dyta të vaksinës AstraZeneca, rrit antitrupat mbrojtës

Përgjigja imune e vaksinës së AstraZeneca kundër Covid-19 përmirësohet me një boshllëk më të madh kohor, ndërkohë rreth dhjetë muaj midis dy dozave një dozë e tretë mund të rrisë më tej nivelet e antitrupave. Ky është përfundimi i një studimi të realizuar së fundmi. Rritja e intervalit midis dozave të para dhe të dyta rezultoi në rritje të antitrupave mbrojtës, sipas hulumtimit nga Universiteti i Oksfordit, i cili u botua të hënën.

Studiuesit ishin gjithashtu në gjendje të tregonin për herë të parë që një dozë përforcuese, e dhënë më shumë se gjashtë muaj pas të dytës, shkakton një përgjigje të fortë dhe rrit aftësinë e trupit për të mbrojtur veten nga llojet e ndryshuara të virusit.

Shumë qeveri po përballen me mungesa të vaksinave dhe pyetje të tilla si “nëse duhet të japin doza përforcuese për të siguruar që spitalet të mos mbipopullohen këtë dimër.”

Rezultatet mund të ndihmojnë shumë vende të vendosin të presin më gjatë për të dhënë doza të dyta, ndërsa tregojnë një dozë të tretë si një mënyrë për të rritur mbrojtjen e vaksinave – pa pasur nevojë të ridizajnojnë ilaçin. Shumica e vendeve deri më tani kanë sugjeruar një interval 4 deri në 12 javë midis dy dozave të AstraZeneca.

“Kjo ka të bëjë me gatishmërinë,” tha Andrew Pollard, studiuesi kryesor i vaksinës së Oksfordit. Këto të dhëna tregojnë se “ne mund ta rrisim përgjigjen duke dhënë një dozë tjetër të vaksinës AstraZeneca dhe kjo është shumë e rëndësishme”, shtoi ai.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Kuvendi miraton me 110 vota ndryshimet në rregullore, pas marrëveshjes PS–PD; SPAK nuk do...

0
Kuvendi ka miratuar me 110 vota pro ndryshimet në rregulloren parlamentare, pas një dakordësie mes Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike, që solli tërheqjen e...

FIFA po shqyrton zgjerimin e Kupës së Botës pas 2026: “Ideja ende larg realizimit”

0
Me afrimin e Kupës së Botës 2026, FIFA ka nisur të diskutojë mundësitë për ndryshime të mëtejshme në formatin e turneut pas përfundimit të...

Nëna e Matthew Perry-t dëshmon në gjykatë: “Ish-asistenti nuk e mbrojti dhe u përfshi...

0
Suzanne Perry, nëna e aktorit të ndjerë Matthew Perry, ka dëshmuar në gjykatë gjatë seancës së dënimit të ish-asistentit të tij, Kenneth Iwamasa, i...

Britania e Madhe akordon 23 milionë euro për luftën kundër Ebola-s në Kongo; OBSH...

0
Britania e Madhe ka njoftuar një paketë të re financimi deri në 23 milionë euro për të mbështetur përpjekjet kundër përhapjes së Ebola-s në...

Ekspertët e shëndetit mendor: “Si ta përballoni një ndarje dhe gabimet që e zgjasin...

0
Ekspertët e shëndetit mendor theksojnë se ndarjet në marrëdhënie janë gjithmonë të vështira dhe përjetohen ndryshe nga çdo individ, duke sjellë emocione si trishtim,...