14.2 C
Tiranë
Thursday, September 24, 2026

Ndërron jetë 72-vjeçari, i njohur për incidentin e vitit të kaluar në Korçë

 

Edmond Naska, 72 vjeç, i cili bëri bujë vitin e kaluar për shkak të një incidenti në të cilin qëlloi me kallash nga ballkoni i shtëpisë së tij në Korçë, ka ndërruar jetë në banesën e tij. Naska, i cili vuante nga probleme të shëndetit mendor, jetonte i vetëm në lagjen 16 të qytetit.

Ngjarja e vitit të kaluar shkaktoi panik, kur Naska qëlloi me armë drejt kalimtarëve, duke detyruar ndërhyrjen e forcave të RENEA-s për neutralizimin e tij. Sipas burimeve paraprake, nuk janë gjetur shenja dhune në trupin e tij, megjithatë, trupi i pajetë do të dërgohet për ekspertizë mjeko-ligjore për të sqaruar shkaqet e vdekjes.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Më bullizonin prej kohësh”, dëshmia e Toni Nakes për vrasjen e Kreshnik Carës: mori...

0
Toni Nake, i dyshuari për vrasjen e 49-vjeçarit Kreshnik Cara, ka dhënë dëshminë e tij para grupit hetimor, duke rrëfyer dinamikën e konfliktit që...

“Krejt radarët e shtetit i mbyll për ty”, dalin mesazhet e reja mes Vlora...

0
Mesazhe të tjera janë bërë publike nga dosja hetimore e SPAK, duke nxjerrë në pah komunikimet mes Ergys Agasit dhe ish-drejtueses së Shërbimit Informativ...

Djathi Brie me Listeria u shit te konsumatorët, AKU gjobit kompaninë: pikëpyetje për kontrollin...

0
Djathi Brie i importuar nga Italia, për të cilin është ngritur alarm për praninë e bakterit Listeria, rezulton se ka përfunduar në treg dhe...

“Dua të dalë e gjithë e vërteta”, partnerja e Gjovalin Lazrit pas vrasjes: “Nuk...

0
Gjovalin Lazri, 36 vjeç, është qëlluar me dy plumba, një në shpatullën e djathtë dhe një në qafë. I riu ishte pjesë e grupit...

“Zemër, duhet të koncentrohemi te halli jot”, SPAK zbardh komunikimet e Vlora Hysenit me...

0
SPAK ka zbardhur komunikime mes ish-drejtueses së Shërbimit Informativ të Shtetit, Vlora Hysenit, dhe biznesmenit Ergys Agasi, duke ngritur dyshime për një marrëdhënie personale...