14.2 C
Tiranë
Thursday, September 24, 2026

34-vjeçari arrestohet në Korçë për shitjen e kokainës dhe nxjerrjen e të miturve në krim

 

Policia e Korçës ka arrestuar një 34-vjeçar, Spartak Selimi, i cili akuzohet për shitjen e kokainës dhe nxjerrjen e të miturve në aktivitetet e krimit. Selimi, i cili ishte në masë sigurie “Arrest në shtëpi” për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, u arrestua pasi shiste doza kokainë në qytet dhe shtynte një të mitur të përfshihej në këtë veprimtari.

Gjatë kontrollit të shtëpisë së tij, autoritetet gjetën një sasi kokainë të ndarë në doza, gati për shitje. Për këtë rast, u proceduan gjithashtu dy shtetas të tjerë, një 17-vjeçar dhe një 26-vjeçar, të cilët u kapën në flagrancë me doza të kokainës që i kishin blerë nga Selimi. Ata janë proceduar në gjendje të lirë për “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Policia sekuestroi gjithashtu një shumë parash dhe dy celularë gjatë hetimeve. Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë për veprime të mëtejshme.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Dua të dalë e gjithë e vërteta”, partnerja e Gjovalin Lazrit pas vrasjes: “Nuk...

0
Gjovalin Lazri, 36 vjeç, është qëlluar me dy plumba, një në shpatullën e djathtë dhe një në qafë. I riu ishte pjesë e grupit...

“Zemër, duhet të koncentrohemi te halli jot”, SPAK zbardh komunikimet e Vlora Hysenit me...

0
SPAK ka zbardhur komunikime mes ish-drejtueses së Shërbimit Informativ të Shtetit, Vlora Hysenit, dhe biznesmenit Ergys Agasi, duke ngritur dyshime për një marrëdhënie personale...

“Arrest në shtëpi” për Vlora Hysenin, kontrolle te Ilir Proda/ Detaje të reja nga...

0
Detaje të reja dalin nga operacioni i SPAK në kuadër të hetimeve për aferën e AKSHI-t. Me vendim të GJKKO-së, ndaj drejtueses së SHISH,...

Dosja e AKSHI-t, në pranga biznesmeni Embro Sulejmani dhe shefi i Laboratorit Shkencor të...

0
Në kuadër të hetimeve për dosjen e AKSHI-t, SPAK ka vijuar aksionin me masa sigurie dhe kontrolle në Tiranë dhe Durrës. Mes personave të...

BE–Shqipëri, SAPC: Negociatat të përfundojnë deri në fund të 2027, fokus te drejtësia dhe...

0
Komiteti Parlamentar i Stabilizim-Asociimit Bashkimi Evropian–Shqipëri (SAPC) zhvilloi më 21 shtator në Tiranë takimin e tij të 22-të, të bashkëdrejtuar nga eurodeputeti Marco Tarquinio...