20.5 C
Tiranë
Sunday, August 10, 2025
spot_img

Shqipëria si “Hotel Klandesh”: Si një Marrëveshje me Italinë rrezikon të vras integrimin në BE

Ndërsa qeveria shqiptare e sheh si përfitim partneritetin me Italinë për të pritur emigrantë klandestinë, në të vërtetë ky eksperiment europian mund të rezultojë në një katastrofë diplomatike dhe strategjike për Shqipërinë – duke mbyllur derën e integrimit në BE për një kohë të pacaktuar.

Një vend që “bën nder”, apo një vend që bëhet mjet?

Qeveria shqiptare e ka promovuar marrëveshjen me Italinë si një “akt solidariteti” që do t’i japë Shqipërisë pikë për dosjen e integrimit në BE. Por në realitet, kjo marrëveshje përbën hyrjen e vendit tonë në një eksperiment të rrezikshëm europian, i cili në të ardhmen mund ta vendosë Shqipërinë jashtë familjes europiane, si një zonë tampon për grumbullimin dhe ruajtjen e emigrantëve të padëshiruar në BE.

Nga “hot spot”-et në kufi, te Shqipëria si qendër riatdhesimi

BE ka pasur më parë modele të ngjashme për trajtimin e emigrantëve – të ashtuquajturat hot spot-e, qendra në pikat kufitare të BE-së (si Greqi, Itali, Spanjë), ku emigrantët ndaheshin në ata që mund të aplikonin për azil dhe ata që jo. Shqipëria, përmes qendrës në Gjadër, u bë pjesë e kësaj praktike.

Por kjo praktikë dështoi, pasi emigrantët e vendosur në Shqipëri fituan të drejtën të kërkonin azil direkt në Itali, duke shndërruar Gjadërin nga një qendër “filtrimi”, në një pikë hyrjeje të zgjatur për azilkërkuesit.

Rregullorja e re europiane: Dëbim pa pëlqim

Muajin e kaluar, më 11 mars, Komisioni Europian miratoi dy ndryshime revolucionare në legjislacionin për emigracionin:
1.Hot spot-et mund të shndërrohen tani në qendra riatdhesimi për emigrantë të padëshiruar, të cilët BE nuk mund t’i rikthejë në vendet e tyre të origjinës.
2.Dëbimi i emigrantëve në vend të tretë nuk kërkon më pëlqimin e tyre – pra, një shtet i BE mund të deportojë një emigrant në një vend të tretë pa miratimin e tij.

Shqipëria është shteti i parë ku do të testohet kjo formulë. Në vend që të përfshihet në procesin e integrimit europian, Shqipëria po bëhet pjesë e një eksperimenti të ri të Evropës me periferinë e saj.

Pse rrezikon Shqipëria integrimin?

Kjo skemë mund të ketë pasoja të pakthyeshme për vendin:
•Shqipëria do të mbushet me emigrantë klandestinë, që vendet e BE-së nuk arrijnë t’i kthejnë në vendet e tyre, duke u kthyer në një “kamp pritjeje të përhershëm”.
•Nëse BE integron më vonë Shqipërinë, do të përballet me detyrimin për të rikthyer në territor emigrantët që kishte dëbuar më parë drejt Shqipërisë, gjë që është absurde dhe e papranueshme për shtetet anëtare.
•Integrimi i vendit do të bëhet një rrezik gjeopolitik për vetë BE-në, ndaj zgjerimi drejt Shqipërisë mund të ngrihet me “vizë”, ose të shtyhet në pafundësi.

Një precedent i rrezikshëm për Europën

Nëse ky eksperiment funksionon në Shqipëri, ai do të përhapet edhe në vende të tjera të Ballkanit, duke e ndarë Europën në dy pjesë: atë “brenda” që dëbon, dhe atë “jashtë” që mban emigrantët për hir të fondeve dhe mbështetjes politike.

Shqipëria, në këtë lojë, nuk përfiton integrim – por kompromise të rënda që dëmtojnë sovranitetin dhe të ardhmen europiane të vendit.

Pas çdo deklarate të kryeministrit Rama për “besim, miqësi e solidaritet”, qëndron një realitet i zymtë: Shqipëria po hyn në histori si vendi i parë europian që pranon klandestinë të dëbuar nga BE pa të drejtë rikthimi, duke marrë mbi vete një barrë që mund të zhbëjë përpjekjet disavjeçare për anëtarësim në Bashkimin Europian.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Tragjedi në ring: Vdes në moshën 28-vjeçare boksieri japonez Shigetoshi Kotari pas ndeshjes për...

0
Bota e boksit është në zi pas ndarjes tragjike nga jeta të Shigetoshi Kotarit, një nga talentet më premtues të peshave super pendë. Boksieri...

Shqiptari 23-vjeçar kapet në Zvicër me kokainë dhe mijëra franga cash

0
Një 23-vjeçar shqiptar, që kishte hyrë në Zvicër si turist, ka përfunduar pas hekurave pasi u kap në trafik kokaine. Sipas policisë zvicerane, i...

Zbulim tronditës: Virusi beta-HPV mund të shkaktojë drejtpërdrejt kancer tek personat me imunitet të...

0
Një studim i ri ka zbuluar se tipi beta i virusit human papilloma (HPV) mund të integrohet në ADN-në e qelizave të njeriut, duke...

Shenjat e horoskopit që kërkojnë më shumë vëmendje se të tjerat

0
Çdo shenjë e zodiakut ka tiparet dhe dobësitë e saj, por disa prej tyre duken sikur nuk funksionojnë dot pa një trajtim të veçantë....

“Na mbyllën derën me dry” – Gazetarët e News24: Nuk ishim në transmetim, jo...

0
Një mëngjes i pazakontë dhe i rëndë ka goditur redaksinë e News24. Rreth orës 06:00, dera e televizionit është mbyllur me dry nga autoritetet,...