26.7 C
Tiranë
Wednesday, June 17, 2026

Sekuestrim rekord kokaine në portin e Livirnos – Kapen mbi 2 ton drogë me vlerë 500 milionë euro

Livorno, Itali – Një sasi rekord prej mbi 2000 kilogramësh kokainë është sekuestruar në orët e fundit në Portin e Livornos, në një nga operacionet më të mëdha antidrogë të kryera ndonjëherë në territorin italian. Sipas autoriteteve, lënda narkotike ishte e një cilësie të lartë dhe e paketuar në 1800 pako, e fshehur me kujdes brenda një kontejneri që transportonte kakao.

Anija e ngarkuar me drogë ishte pjesë e linjës detare të kompanisë Mersin Express, me itinerar të nisur nga Porti i Guayaquil në Ekuador – një nga nyjet më të njohura të trafikut të drogës në Amerikën Latine.

Sipas Guardia di Finanza dhe Agjencisë Doganore Italiane, vlera në treg e kokainës së sekuestruar do të kapte shifrën mbi 500 milionë euro. Pas analizave laboratorike që konfirmuan pastërtinë e lartë të drogës, autoritetet italiane kanë urdhëruar asgjësimin e menjëhershëm të saj në një incenerator në rajonin e Toskanës.

Ky operacion i suksesshëm konfirmon edhe një herë rolin kyç që luan Italia si portë hyrëse e trafikut ndërkombëtar të drogës në Evropë, por edhe angazhimin e institucioneve për të parandaluar përhapjen e narkotikëve në kontinentin e vjetër.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Eliminuar nga miku i tij?”/ 34-vjeçari Eglant Koçi i zhdukur prej 12 ditësh, policia:...

0
Prej 12 ditësh, 34-vjeçari Eglant Koçi vijon të rezultojë i zhdukur, ndërsa ende nuk ka asnjë gjurmë për vendndodhjen e tij. Bazuar në provat e...

“Shqipëria nuk është në shitje”/ Ilaria Salis në PE: Mijëra qytetarë në protesta, BE...

0
Eurodeputetja italiane Ilaria Salis ka komentuar zhvillimet e fundit politike dhe sociale në Shqipëri, duke e cilësuar valën e protestave si një sinjal të...

“Djali im po kalbet në tokë, ai rri në shtëpi”/ Nëna shpërthen ndaj drejtësisë:...

0
Një nënë ka denoncuar me lot në sy veprimet e institucioneve të drejtësisë, të cilat sipas saj kanë liruar nga burgu personin që aksidentoi...

“Profecia e 1958-ës” rikthehet në Botëror? Katër barazime në një ditë ndezin ëndrrën e...

0
Kampionati Botëror 2026 ka regjistruar një nga rastet më të rralla statistikore në historinë e kompeticionit, duke ngjallur diskutime dhe teori mes tifozëve të...

“O Uzuni, o Uzuni!”/ Sulmuesi i Kombëtares kapet ‘mat’ në zemër të jetës së...

0
Pushimet verore duket se po i shijon në maksimum, por as në një nga destinacionet më të frekuentuara të Greqisë nuk ka mundur t’u...