22.5 C
Tiranë
Thursday, September 3, 2026

Basir Çollaku akuzon rivalët Socialistë “Furgoni i miellit?!?! në këmbim të votës në Dibër

Kandidati i Partisë Demokratike për qarkun e Dibrës, Basir Çollaku, ka akuzuar rivalët socialistë për shpërndarje mielli në këmbim të votës për zgjedhjet lokale të 11 majit. Në një postim në Facebook, Çollaku pretendon se një furgon me ngjyrë të verdhë, që dyshohet të ketë qenë në pronësi të njësisë administrative të Ulëzit, ka shpërndarë miell në fshatin Bushkash.

Sipas Çollakut, furgoni ka ndaluar derë më derë në këtë fshat dhe ka shpërndarë ndihma për banorët. Ai theksoi se ka bërë denoncim në komisariatin e policisë dhe ka dokumentuar ngjarjen me foto.

Furgoni i miellit?!?! Sot rreth orës 17:30, një furgon “Mercedes Benz” sprinter i verdhë ka hyrë në zonën e Bushkashit, duke ‘inspektuar’ banesat me sajdisje. Në timonin e mjetit ishte një eksponent i PS të Matit, dhe furgoni shoqërohej nga një fuoristradë në të cilën kishte punonjës të njësisë administrative Ulëz”, shkruan Çollaku në postimin e tij.

Çollaku shton se ka informuar policinë dhe ka kërkuar verifikimin e ngjarjes përmes kontrollit të telefonave të personave që ndodheshin në mjetin e dyshuar, për të ndjekur rrugëtimin e tij dhe për të verifikuar ngjarjen.

Nga ana e saj, Policia e Matit ka kryer verifikimet në drejtim të Prokurorisë Dibër dhe ka shoqëruar drejtuesin e furgonit, por nuk ka konstatuar ndonjë veprim të kundërligjshëm në lidhje me shpërndarjen e miellit.

Ky incident ka tërhequr vëmendjen e opinionit publik dhe është një nga disa akuza të ngritura nga kandidatët dhe partitë politike kundër rivalëve të tyre për manipulime të mundshme zgjedhore.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

“Fute te spitali i Elbasanit se na iku”, 37-vjeçarja shtatzënë humb jetën në ambulancë...

0
Marjana Karolina Bunaj, 37-vjeçarja shtatzënë që humbi jetën teksa transportohej nga spitali i Pogradecit drejt Tiranës, priste fëmijën e saj të parë. Gruaja me origjinë...

32-vjeçari gjendet pa ndjenja në paraburgimin e Vlorës, ndërron jetë në spital – pritet...

0
Një 32-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në ambientet e dhomave të paraburgimit të Komisariatit të Policisë Vlorë. Viktima është identifikuar si Enea Shparthi,...

Aksidenti tragjik në Lurë–Rrëshen, zbardhen detajet: 20-vjeçari humbi jetën, dy të plagosurit jashtë rrezikut

0
Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti tragjik i ndodhur një ditë më parë në aksin rrugor Lurë–Rrëshen, ku humbi jetën 20-vjeçari Claudio Ndoj...