20.2 C
Tiranë
Saturday, July 11, 2026

“Ai duhet të kalbet në burg përjetë”, Prindërit e Ilaria Sulës flasin për mediat pas vrasjes makabre të vajzës së tyre

Pas tragjedisë që ka goditur familjen e Ilaria Sulës, prindërit e saj, Flamur dhe Gëzime Sula, kanë folur për mediat italiane, duke shprehur dhimbjen dhe zemërimin e tyre për vrasjen makabre të vajzës së tyre nga i dashuri i saj, Mark Antony Samson.

Flamur Sula ka shpërthyer në akuza ndaj të akuzuarit, duke thënë: “Ai duhet të kalbet në burg përjetë. Atë që ai i bëri asaj, nuk ua bëjnë kafshëve. Vajza jonë nuk ishte objekt dhe ai e hodhi si të ishte një e tillë. Nuk ishte një triko, nuk ishte një palë këpucë, ishte njeri”. Ai e kujtoi me dhembje se si filipinasi e hodhi trupin e pajetë të Ilarias në një shkëmb dhe e futi në një valixhe.

Prindërit e Ilarias, në një intervistë që i mbushi ata me lot, e kujtuan vajzën e tyre si një person të mrekullueshëm me shumë ëndrra. Gëzime Sula, nëna e Ilarias, përmendi me dhimbje se vajza e saj ishte një studente e përkushtuar që studionte për Statistikat Financiare dhe do të diplomonte në tetor. “Ajo kishte aq shumë ëndrra, nuk u ndal kurrë,” tha ajo.

Ata e përshkruan tragjedinë me ndjesinë se jeta e tyre ishte shkatërruar. Gëzime Sula tha se kishin pritur që Ilaria të kthehej në fundjavë, por kur vëllai i saj shkoi ta merrte në stacion dhe treni mbërriti dhe iku pa të, ata e kuptuan se diçka e tmerrshme kishte ndodhur. Ata përpiqen ta telefononin, por telefoni i saj ishte i fikur. “Ata na hoqën një pjesë të zemrës, gjithçka,” shprehen ata, duke shtuar se Ilaria nuk mund të kthehej më në shtëpi dhe se ata do të bënin gjithçka që drejtësia të vihej në vend.

Flamur Sula gjithashtu shprehu zemërimin e tij ndaj nënës së Mark Antony Samson, e cila kishte ndihmuar të birin për të fshehur gjurmët e krimit. “Si mund ta bësh një gjë të tillë? Ajo duhet të kishte thirrur për ndihmë, një ambulancë, policinë. Mos ta ndihmonte të pastrojë të gjitha, të mbulojë krimin. Ajo nuk është nënë,” tha ai.

Leon Sula, vëllai i Ilarias, gjithashtu ka shprehur shqetësimin dhe dhimbjen e tij, duke shtuar se ai do të donte të dinte nëse e motra kishte pasur mundësinë për të thënë fjalët e fundit. “Doja të dija nëse Ilaria ka pasur mundësinë për të thënë fjalët e fundit… Kush kanë qenë fjalët e fundit…”, ka thënë ai.

Tragjedia e Ilarias ka lënë një boshllëk të madh në jetën e prindërve dhe familjarëve të saj, dhe ata janë të vendosur të sigurojnë që drejtësia të vihet në vend për vajzën e tyre.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

FOTO/ Shkodër, ky është 62-vjeçari i arrestuar për vrasjen e bashkëshortes së tij me...

0
Personi që shihni në foto është Shtjefën Ziçi, 62-vjeçari i arrestuar nga Policia si autor i dyshuar i vrasjes së bashkëshortes së tij në...

FOTO/ Atentati në Kurbin, zbulohet autori i dyshuar që ekzekutoi me shtatë plumba Ilir...

0
Detaje të reja kanë dalë nga atentati i ndodhur në Kurbin, ku mbeti i vrarë 40-vjeçari Ilir Lika. Burime paraprake bëjnë me dije se...

Francë në alarm për të nxehtin ekstrem, 9 departamente kalojnë në nivelin e kuq...

0
Franca po përballet me një valë të fortë të nxehti ekstrem, ndërsa nëntë departamente do të vendosen në nivelin e alarmit të kuq nga...

Besonte se kishte gjetur ar, por pas 3 vitesh zbuloi një thesar nga hapësira:...

0
Një histori e jashtëzakonshme nga Australia ka treguar se thesaret më të rralla nuk gjenden gjithmonë në formën e arit. Një burrë që për...

Atentat në Kurbin/ Zbardhen detaje nga vrasja e 40-vjeçarit Ilirjan Lika, autori dyshohet se...

0
Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e rëndë e ndodhur në Kurbin, ku mbeti i vrarë me armë zjarri 40-vjeçari Ilirjan...