2.5 C
Tiranë
Saturday, December 13, 2025
spot_img

Vrasja e Ilaria Sulës, Mark Samson rrëfen momentet e krimit: “Donte të më linte, e vrava”

Në një dhomë të burgut “Regina Coeli”, Mark Samson, 23 vjeç, ka rrëfyer krimin që e ka tronditur Shqipërinë. Gjatë marrjes në pyetje për vrasjen e Ilaria Sulës, ai ka pranuar se e vrau ish-partneren me tre goditje thike në fyt, dhe më pas fshehu trupin e saj në një valixhe, duke e hedhur në një greminë.

Samson, i arrestuar për vrasje me dashje dhe fshehje të kufomës, tregoi se marrëdhënia me Ilarian kishte nisur për një vit e gjysmë, por çifti ishte ndarë në 19 mars. Pas ndarjes, ai ka pohuar se vazhdonte të takonte Ilarian, megjithëse ajo po distancohej dhe po kërkonte të ndërpriste lidhjen.

Nuk mund të jetoj pa Ilarian. Nuk e imagjinoj jetën pa të,” ka thënë ai për hetuesit, duke shtuar se ishte gati të luftonte për rikthimin e saj. Ai ka treguar gjithashtu se kur Ilaria i ktheu një varëse fejesës, ai ndjeu një humbje të madhe emocionale.

Aktualisht, Mark Samson është në gjendje të rënduar emocionale dhe ka deklaruar se është penduar për veprën e tij. Ndërkohë, ai përballet me akuzat e vrasjes me dashje dhe fshehjes së trupit, dhe pritet të merret vendimi nga prokuroria për zhvillimin e mëtejshëm të hetimeve.

Të dy debatojnë, koha kalon: “Nuk kishte më mjete transporti, ndaj ajo qëndroi për të fjetur te unë.” Prokurorët e vënë përballë, dyshojnë në këto detaje, mendojnë se ai mund ta ketë vrarë Ilarian po atë mbrëmje. Mark lëkundet, qan, marrja në pyetje ndalet. Pi ujë, pushon, më pas rifillon. Orë të tjera pyetjesh. Mark ngul këmbë: thotë se e ka vrarë mëngjesin e 26 marsit: “U ktheva në dhomë, pashë Ilarian, po fliste me dikë, e pyeta me kë dhe ajo më tregoi telefonin”, thotë. “Tha që kishte hapur një profil në Tinder, isha i tronditur dhe nuk e besoja dot, sepse kjo nuk ndihmonte për të kuptuar nëse më donte”, shton ai.

Dhe më tej: “I çova mëngjesin në dhomë, pastaj pashë në telefonin e saj mesazhe nga një djalë tjetër. Donte të më linte, e vrava.” Tre goditje thike në fyt, kur ajo ishte e kthyer me shpinë: “Nuk kuptova më asgjë pasi pashë ato mesazhe në Tinder.” Pastaj fshehja e trupit: “Tapeti ishte i ndotur, e hodha bashkë me lecka në një kazan plehrash në Balduina, aty kam bërë shkollën e mesme.

Më pas, udhëtimi drejt greminës, mes fushave të Capranica Prenestina: “Kisha shkuar edhe më parë atje, për të shëtitur.” Kur pyetet, përgjigjet, por jo gjithmonë me të vërtetën: “I kam bërë të gjitha vetë.” Pyetje të tjera: “Kësaj nuk dua t’i përgjigjem.” Hesht, gënjen, ka vështirësi të flasë për mesazhet që i ka dërguar shoqeve të Ilarias, duke simuluar se ajo ishte ende gjallë.

Prokurorët, të koordinuar nga zëvendësprokurori Giuseppe Cascini, dyshojnë se ai po mbulon persona të tjerë që mund ta kenë ndihmuar të prishë provat. Ndërkohë kanë zbuluar se nëna e tij e ka ndihmuar.

Edhe ajo ka rrëfyer dhe është nën hetim për bashkëpunim në fshehjen e trupit: “Doja ta ndihmoja djalin tim,” ka thënë ajo.

Nors Manlapaz, një jetë e tërë rutinë, me 40 vite punë si pastruese dhe dado, atë mëngjes (ose atë mbrëmje) i bie të fikët kur sheh trupin e pajetë të Ilaria Sulës. Pastaj del të marrë ajër dhe kur kthehet në shtëpi, është një tjetër njeri: “Doja ta mbroja djalin tim.” Më pas e ndihmon të fshehë provat, merr lecka dhe produkte pastrimi: “Unë e pastrova gjakun në dhomë.”

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Humbën jetën ne aksidentin tragjik në autostradën “Ibrahim Kushta”, mes tyre eksperten e ekonomisë...

0
Dy gra, Eorda Sinollari dhe Elizabeta Katija, humbën tragjikisht jetën sot pas një përplasjeje mes një makine dhe një kamioni në autostradën “Ibrahim Rugova”,...

“Balluku e mori Ramën për fyti, Rama diktoi Gjykatën” – Berisha shpërthen: “Protesta masive,...

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, vijoi akuzat e ashpra ndaj qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, duke deklaruar se vendimi i Gjykatës Kushtetuese për...

“Balluku zhduku 50 mln euro nga tuneli i Llogarasë, Aeroporti i Vlorës do i...

0
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi sot nga Foltorja e demokratëve në Elbasan se qeveria ka kryer një seri skandalesh abuzive dhe vjedhjesh...

Dy të arrestuarit për vrasjen në kampingun e Finikoundas ku u vra dhe shqiptari,...

0
Dy të pandehurit e akuzuar për nxitjen e vrasjes së dyfishtë në Finikounda, Greqi, kanë kërkuar dhe kanë marrë një afat deri të hënën...

Arrestohet 26-vjeçari shqiptar i dyshuar për trafik kokaine: policia i gjen 107 doza të...

0
Policia italiane në Savona ka vënë në pranga një 26-vjeçar shqiptar, i dyshuar si pjesë e një rrjeti të trafikut dhe shpërndarjes së kokainës...