21.7 C
Tiranë
Sunday, July 12, 2026

Reagon Kryeministri Rama: “Policia e Shtetit do jetë e pranishme në gjithë vijën bregdetare dhe do konfiskojë çdo çadër e shezlong që nuk është e përputhur me dokumentet e subjektit”

Për herë të parë pas ngjarjes tragjike ku mbetën të vrarë 4 persona në Velipojë nga sherri për shezlonget, ka reaguar kryeministri Edi Rama.

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se do të nisë zbatimi i një kornize ligjore për hapësirat në plazhe.Rama tha se policia do të jetë e pranishme në të gjithë vijën bregdetare, teksa i bëri thirrje subjekteve që nuk kanë dokumentacionin të largohen nga sipërfaqet që nuk iu takojnë.

“Ajo çka është përcaktuar si kornizë e këtij procesi do zbatohet me hir ose pahir. Unë dua që t’i bëj thirrje sot subjekteve që nuk janë rregull me dokumentacionin që të largohen nga sipërfaqet që nuk u takojnë me ligj dhe me rregull. Policia e Shtetit do jetë e pranishme në gjithë vijën bregdetare dhe do konfiskojë çdo çadër e shezlong dhe çdo gjë që nuk është e përputhur me dokumentet e subjektit. Plazhet janë të qytetarëve dhe përsa kohë subjektet janë pjesë e turizmit, edhe plazhi është i tyre.

Kjo skemë e re e administrimit të hapësirës së plazheve ka krijuar më shumë të ardhura për sektorin publik dhe më shumë haopësira për qytetarët që nuk duan të jenë pjkesë e hapësirave ku plazhi administrohet nga privati. Përtej disa rasteve që janë bërë publike, në tërësi baza është pozitive por në ditët në vijim, kjo bazë duhet konsoliduar. Duhet punë që korriku dhe gushti të jenë të garantuara. Subjektet që nuk janë vendosur aty ku nuk u takon do të duhet të largohen vetë dhe të mos humbasin dhe atë bazë materiale që kanë siguruar pasi do u merret e nuk do u jepet mbrapsht” – tha Rama.

 

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

FOTO/ Shkodër, ky është 62-vjeçari i arrestuar për vrasjen e bashkëshortes së tij me...

0
Personi që shihni në foto është Shtjefën Ziçi, 62-vjeçari i arrestuar nga Policia si autor i dyshuar i vrasjes së bashkëshortes së tij në...

FOTO/ Atentati në Kurbin, zbulohet autori i dyshuar që ekzekutoi me shtatë plumba Ilir...

0
Detaje të reja kanë dalë nga atentati i ndodhur në Kurbin, ku mbeti i vrarë 40-vjeçari Ilir Lika. Burime paraprake bëjnë me dije se...

Francë në alarm për të nxehtin ekstrem, 9 departamente kalojnë në nivelin e kuq...

0
Franca po përballet me një valë të fortë të nxehti ekstrem, ndërsa nëntë departamente do të vendosen në nivelin e alarmit të kuq nga...

Besonte se kishte gjetur ar, por pas 3 vitesh zbuloi një thesar nga hapësira:...

0
Një histori e jashtëzakonshme nga Australia ka treguar se thesaret më të rralla nuk gjenden gjithmonë në formën e arit. Një burrë që për...

Atentat në Kurbin/ Zbardhen detaje nga vrasja e 40-vjeçarit Ilirjan Lika, autori dyshohet se...

0
Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e rëndë e ndodhur në Kurbin, ku mbeti i vrarë me armë zjarri 40-vjeçari Ilirjan...