37.5 C
Tiranë
Wednesday, August 13, 2025
spot_img

Shalsi hap fushatën elektorale të PS në Kukës: “Kukësi është zemra, historia dhe tradita e Shqipërisë”

 

Në mitingun e hapjes së fushatës elektorale të Partisë Socialiste në sheshin “Skënderbej” në Kukës, pas një performancë tradicionale të vallen kuksiane, fjalën e mori drejtuesi politik i këtij qarku, Eduart Shalsi. Ai theksoi transformimin e madh të sheshit dhe të qytetit të Kukësit, duke e cilësuar atë si një simbol të modernizimit dhe evropianizimit të Shqipërisë.

Shalsi nisi fjalimin e tij duke kujtuar se si ka ndryshuar sheshi “Skënderbej” gjatë viteve. Ai përmendi se kur Edi Rama, nga kati i dytë i bashkisë, shikonte sheshin, e konsideronte si një hapësirë që nuk e meritonte emrin e heroit kombëtar, duke theksuar se ky ishte një shembull i tranzicionit shqiptar.

“Ne fakt, historia e këtij sheshi është historia e tranzicionit shqiptar, nga kioskat e viteve ’90 dhe projekti i atyre që sot janë shndërruar në disa parti apo copëtuar në disa parti që po u shesin shqiptarëve alternativa të reja,” tha Shalsi, duke thumbuar opozitën.

Ai vijoi më tej, duke theksuar se sheshi tani është një shembull i suksesit dhe i transformimit të Shqipërisë, një proces që ka nisur shumë vite më parë nga Edi Rama. Shalsi e quajti këtë moment historik dhe shprehu emocionet e tij për përkushtimin ndaj qarkut të Kukësit dhe të bashkëqytetarëve të tij, që sipas tij janë zemra, historia dhe tradita e Shqipërisë.

Drejtuesi politik i PS-së në Kukës u shpreh gjithashtu se qytetarët e Kukësit, Tropojës dhe Hasit janë të vendosur të dërgojnë një mesazh të qartë më 11 maj, duke theksuar se PS synon të fitojë dy mandate në këtë qark.

“Kukësi ka provuar mikpritje të jashtëzakonshme për vëllezërit dhe motrat tona kosovare, dhe ne e dimë se Kukësi, si gjithë Shqipëria, do të japë një mesazh të fortë Evropës,” u shpreh Shalsi.

Ai e përfundoi fjalimin e tij duke theksuar se transformimi i Kukësit është një përpjekje e vazhdueshme dhe se puna e bërë nga ky ekip i drejtuar nga Edi Rama është një garanci për të ardhmen e Shqipërisë dhe të gjithë shqiptarëve.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Policia e Vlorës godet rast të prostitucionit, arrestohen dy shtetase kineze dhe dy klientë

0
Vlora – Policia e Vlorës ka goditur një rast të shfrytëzimit të shtetaseve të huaja për prostitucion në lagjen “Uji i Ftohtë”, duke identifikuar...

Vlora – Gjendet i mbytur një 70-vjeçar në Plazhin e Vjetër

0
Vlora – Një shtetas rreth 70 vjeç është gjetur i mbytur në Plazhin e Vjetër të qytetit të Vlorës. Sipas policisë, viktima dyshohet të...

Policia e Fierit arreston dy persona për zjarrvënie në Vjosë dhe Lushnjë

0
Fier – Policia e Fierit ka goditur dy raste të zjarrvënies në zonat e Vjosës dhe Lushnjës, duke arrestuar dy shtetas, Shezai Banaj dhe...

Zjarri apokaliptik në Gramsh shkatërron 39 banesa në Skënderbegas, situata jashtë kontrollit

0
Gramsh – Një zjarr me përmasa të mëdha ka shkatërruar 39 banesa në fshatin Skënderbegas, ndërsa flakët vijojnë të përhapen dhe të hapen vatra...

Shpërthim me lëndë plasëse në Durrës, vetëm dëme materiale

0
Durrës – Një shpërthim me lëndë plasëse raportohet të ketë ndodhur mëngjesin e sotëm në lagjen nr.14 të Durrësit, në ambientet e jashtme të...