29.1 C
Tiranë
Thursday, June 18, 2026

Ngjarje tronditëse në Lezhë: Ekzekutohet babai i Roan Brahimit, i njohur si Sidorel Prendi

 

Një tjetër akt i rëndë kriminal ka tronditur opinionin publik mbrëmjen e së enjtes në fshatin Pllanë të Lezhës, ku një person u ekzekutua me armë zjarri. Viktima është babai i Roan Brahimit, i njohur ndryshe si Sidorel Prendi – emër i përfolur në qarqet kriminale dhe i vrarë më 9 maj në Athinë, brenda automjetit të tij luksoz.

Ngjarja e rëndë vjen vetëm pak ditë pas atentatit të Brahimit në Greqi, ku autoritetet e atjeshme dyshojnë për një zinxhir hakmarrjesh me rrënjë në Shqipëri. Mediat greke raportuan se Brahimi kishte ardhur nga Dubai dhe se mund të ishte i përfshirë në një konflikt të përgjakshëm mes bandave rivale.

Roan Brahimi, i njohur edhe si “Sidi”, përmendej si rival i Ervis Martinajt, “mbretit të zhdukur të kumarit”, i cili u zhduk pa gjurmë në gusht të vitit 2022. Ai ishte gjithashtu i dyshuar për përfshirje në vrasjen e Gentjan Bejtjes, ndodhur më 15 mars në Larushk të Krujës.

Policia ndodhet aktualisht në vendngjarje, ku ka nisur hetimet intensive për të zbardhur motivet e këtij atentati dhe për të verifikuar lidhjen e ngushtë të ngjarjes me vrasjen e Roan Brahimit. Ekzekutimi i të atit pritet të ndezë më tej spiralen e dhunës mes grupeve kriminale shqiptare, të cilat duket se po e shtrijnë aktivitetin dhe hakmarrjet përtej kufijve.

Ngjarja në Lezhë është vetëm një pjesë e një panorame të errët kriminale që tregon sa i thellë është ndikimi i bandave dhe si hakmarrjet familjare vijojnë të mbeten një rrezik serioz për sigurinë publike në Shqipëri dhe jashtë saj.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Amnisti për 400 të burgosur, asnjë i SPAK-ut” – Kuvendi në debat, Gogu: Ja...

0
Kuvendi i Shqipërisë zhvillon sot seancën plenare të radhës, ku në qendër të diskutimeve janë procesi i integrimit europian, interpelancat me ministra dhe shqyrtimi...

“Kanë folur për çmimin e tokës në Zvërnec, mos dalim bllof”/ Dosja e SPAK...

0
Sipas Prokurorisë së Posaçme, gjurmët e skemës së dyshuar të pastrimit të parave dhe përfitimit të paligjshëm të pronave shtrihen nga projektet e ndërtimit...

“Nga laboratorët në Kolumbi te portet e Europës”/ Dosja ‘Aruba’: Si funksiononte rrjeti i...

0
Dosja e bujshme e SPAK, e njohur si dosja e “Arubas”, hedh dritë mbi mënyrën se si dy grupet e drejtuara nga Alfredo Hamzaj...

“Trump dhe Pezeshkian mund të firmosin marrëveshjen në Zvicër”/ Irani zbulon skenarin e ri...

0
Irani po shqyrton mundësinë që memorandumi i mirëkuptimit (MoU) me Shtetet e Bashkuara të nënshkruhet drejtpërdrejt nga presidentët e të dy vendeve, gjatë takimit...

“Koçeku e ndihmoi me para cash dhe sillej si pronar i objekteve”/ Çfarë deklaroi...

0
Dyshimet e SPAK se paratë e përfituara nga trafiku i narkotikëve janë investuar në sektorin e ndërtimit nuk mbështeten vetëm në analizat financiare dhe...