Nuk mundi dot të largohej me nder, mbase jo me trofe, por të gjithë tifozët Gjermanë shpresonin që të shkonin pak më larg se faza e 1/8. Joachim Low humbi shumë nga shkëlqimi i një strategu perfekt në çdo detaj, por do të kujtohet përjetësisht si trajneri që i dhurojë Gjermanisë për herë të katërt në histori titullin kampion botë, një trofe i artë jo normal, por të paharrueshëm duke triumfuar në Brazil, do të kujtohet gjatë edhe për atë fitore madhështore 7-1 përballe seleços, por do të kujtohet edhe si trajneri që për herë të parë në histori ishte në bankinë kur Gjermania nuk arriti të kalonte fazën e grupeve në Botëror. Do të kujtohet gjatë edhe nga tifozët anglez, të cilët për herë të parë pas 55 vitesh festuan përballë Gjermanisë në një ndeshje me eliminim direkt.
Low largohet nga Gjermania, merr fund fraza “Gjermanët fitojnë gjithmonë”
Më në fund edhe Gary Lineker nuk do të kujtohet më për shprehjen e tij të famshme: “Futbolli është një lojë e thjeshtë, 22 burra vrapojnë pas topit për 90 minuta dhe në fund, Gjermania fiton gjithmonë”.
“Mendoj se fraza “Gjermanët fitojnë gjithmonë” ka kohë që ka marrë fund. U prehtë në paqe”, shkroi Lineker në Twitter.
Pas 15 vitesh, Low largohet me trishtim por duke lëshuar një mesazh të qartë, ky grup ka potencialin për të arritur gjëra të mëdha. Low i lë stafetën Fansi Flick, dikur ish ndihmësi i tij i famshëm, sot pasi fitojë gjithçka me Bayern Munich, merr drejtimin e katër herë kampionëve të botës dhe tre herë kampionëve të Evropës, me një mision të qartë: ti rikthejë Gjermanisë lavdinë e dikurshme.
POSTIMET E FUNDIT
Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...
Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...
Berisha paralajmëron për reformën territoriale: “PD synon një hartë me 100 bashki”, sulmon qeverinë...
Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, ka komentuar zhvillimet më të fundit politike në vend gjatë bashkëbisedimit të përjavshëm me qytetarët në...
Skafi pësoi defekt dhe u mbush me ujë/ 8 persona rrezikuan të mbyteshin pranë...
Një skaf me 8 persona në bord ka rrezikuar të fundosej në ujërat pranë Spillesë, pasi pësoi defekt në motor dhe u mbush me...
Ekzekutohet me armë zjarri 69-vjeçari në Napoli, ishte liruar nga burgu dhe dyshohej si...
Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur mbrëmjen e së dielës, 30 gusht, qytetin e Pimonte, në zonën e Napolit, ku 69-vjeçari Raffaele Afeltra...





