29.1 C
Tiranë
Thursday, June 18, 2026

Francë: Gati 300 studiues kërkojnë “azil shkencor” për shkak të persekutimit akademik në SHBA

Programi inovativ “Vend i sigurt për shkencën”, i shpallur nga Universiteti Aix-Marseille në Francë, ka marrë thuajse 300 aplikime brenda një muaji – një shifër që tejkalon çdo parashikim dhe pasqyron shqetësimin në rritje për lirinë akademike në Shtetet e Bashkuara pas marrjes së pushtetit nga Donald Trump.

Sipas universitetit, janë dorëzuar 298 aplikime, prej të cilave 242 janë shpallur të pranueshme. Kandidatët vijnë nga institucione prestigjioze si NASA, Yale, Columbia, Stanford dhe Johns Hopkins. Shumë prej tyre, përfshirë 134 shtetas amerikanë dhe 45 me shtetësi të dyfishtë, kanë raportuar përmes mesazheve të koduara trajtime “shqetësuese” dhe “rrëqethëse” nga autoritetet amerikane, duke denoncuar ndërhyrje të drejtpërdrejta në punën e tyre shkencore dhe kufizime në fushat kërkimore.

Programi francez u ofron 20 studiuesve ndërkombëtarë një pritje trevjeçare me financim të plotë, duke u mundësuar të vazhdojnë kërkimin në një mjedis të sigurt. Fushat që mbulojnë aplikantët përfshijnë shkencat humane, biologjinë, mjedisin dhe çështjet klimatike.

Presidenti i universitetit, Eric Berton, theksoi rëndësinë e këtij programi për “mbrojtjen e dijes dhe të drejtës për të menduar lirshëm”, ndërsa ish-presidenti francez François Hollande bëri thirrje për një kuadër ndërkombëtar për mbrojtjen e “refugjatëve shkencorë”.

Hollande ka propozuar edhe një projektligj në Asamblenë Kombëtare Franceze për të njohur zyrtarisht statusin e “azilit shkencor”, duke ofruar mbrojtje shtesë për studiuesit që përballen me censurë, presion apo rrezik fizik për shkak të punës së tyre.

Është detyrimi ynë, veçanërisht për ata që punojnë në çështje kritike si kriza klimatike. Nëse puna e tyre pengohet, është njerëzimi që humbet,” u shpreh Hollande.

Procesi i përzgjedhjes për studiuesit pritet të nisë ditët në vijim, ndërsa të përzgjedhurit e parë do të nisin punën në Marsejë që në fillim të qershorit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Amnisti për 400 të burgosur, asnjë i SPAK-ut” – Kuvendi në debat, Gogu: Ja...

0
Kuvendi i Shqipërisë zhvillon sot seancën plenare të radhës, ku në qendër të diskutimeve janë procesi i integrimit europian, interpelancat me ministra dhe shqyrtimi...

“Kanë folur për çmimin e tokës në Zvërnec, mos dalim bllof”/ Dosja e SPAK...

0
Sipas Prokurorisë së Posaçme, gjurmët e skemës së dyshuar të pastrimit të parave dhe përfitimit të paligjshëm të pronave shtrihen nga projektet e ndërtimit...

“Nga laboratorët në Kolumbi te portet e Europës”/ Dosja ‘Aruba’: Si funksiononte rrjeti i...

0
Dosja e bujshme e SPAK, e njohur si dosja e “Arubas”, hedh dritë mbi mënyrën se si dy grupet e drejtuara nga Alfredo Hamzaj...

“Trump dhe Pezeshkian mund të firmosin marrëveshjen në Zvicër”/ Irani zbulon skenarin e ri...

0
Irani po shqyrton mundësinë që memorandumi i mirëkuptimit (MoU) me Shtetet e Bashkuara të nënshkruhet drejtpërdrejt nga presidentët e të dy vendeve, gjatë takimit...

“Koçeku e ndihmoi me para cash dhe sillej si pronar i objekteve”/ Çfarë deklaroi...

0
Dyshimet e SPAK se paratë e përfituara nga trafiku i narkotikëve janë investuar në sektorin e ndërtimit nuk mbështeten vetëm në analizat financiare dhe...