16.8 C
Tiranë
Friday, September 25, 2026

Basha nga Zall Bastari: Lekët nuk janë edhe në xhepat tuaj, edhe në xhepat e ministrave të korruptuar të Edi Ramës

Drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, zhvilloi sot një takim me banorët e Zall Bastarit, i shoqëruar nga kandidati për deputet Abaz Tafa, ndërsa më pas vizituan një punishte hekuri në zonën e Farkës në Tiranë.

Në një fjalim të drejtpërdrejtë dhe kritik ndaj qeverisë, Basha u ndal te korrupsioni, menaxhimi i buxhetit dhe situata e subvencioneve për fermerët. Ai akuzoi qeverinë e Edi Ramës se në vitin 2024 administroi një buxhet prej 7.2 miliardë eurosh, por këto para nuk u përdorën për rritje pagash, pensionesh apo ulje çmimesh, por për “xhepat e shokëve të Edi Ramës tek 7×7=313”.

“Taksat e shqiptarëve janë më të lartat në Ballkan, çmimet janë më të larta, pagat dhe pensionet më të ulëta. Ku shkojnë këto para? Tek 7×7=313. Tek shokët e Edi Ramës që kanë mbushur xhepat me koncensione, subvencione dhe pasuri,” tha Basha.

Ai theksoi se qeveria është kapur në vjedhje jo vetëm të parave publike, por edhe të ndihmave që vijnë nga Bashkimi Europian për fermerët shqiptarë, çka ka sjellë pezullimin e programit të ndihmës europiane për bujqësinë.

“Qeveria është kapur si hajduti me presh në dorë. Nuk mjaftohen me vjedhjen e parave të shqiptarëve, por edhe të parave të europianëve,” theksoi ai.

Në një mesazh të qartë politik, Basha u shpreh se zgjedhjet e 11 majit janë një ndarje mes ndershmërisë dhe korrupsionit, dhe se vota për PS është “votë për t’i nxjerrë shokët e Edi Ramës nga 7×7=313”, ndërsa vota për Partinë Demokratike zyrtare, siç e quajti ai, është votë për Ilir Metën, Elvis Roshin dhe Pëllumb Shullazin.

Në përfundim të fjalimit të tij, ai theksoi se mbështetja për SPAK është rruga e vetme për të kthyer paratë tek qytetarët, duke theksuar:

“Lekët nuk mund të jenë edhe subvencione për ju, edhe pasuri për pushtetarët. Lekët nuk mund të jenë njëkohësisht në xhepat tuaj dhe në xhepat e ministrave të korruptuar.”

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Plagosje me armë zjarri në Lezhë, Daniel Pikuli në gjendje të rëndë: policia në...

0
Një person është plagosur me armë zjarri mesditën e sotme në Lezhë. I plagosuri është identifikuar si Daniel Pikuli dhe, sipas informacionit të policisë,...

“I dërgoi 3 foto të ekspertizës së makinës”, nis seanca për Fatjon Kallucin dhe...

0
Ka nisur seanca për verifikimin e masës së sigurisë dhe marrjen në pyetje të Fatjon Kallucit dhe Embro Sulejmanit, të arrestuar në kuadër të...

“Ne kemi fituar”, Kurti kujton Afrim Bunjakun në trevjetorin e Banjskës: “Synimi ishte aneksimi...

0
Në trevjetorin e sulmit të armatosur në Banjskë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kujtuar policin Afrim Bunjaku, i cili u vra në krye...

Çiftet që postojnë më pak foto së bashku janë më të lumtur? Ja çfarë...

0
Sa nga jeta jonë private ndajmë në rrjetet sociale është një vendim personal për secilin prej nesh, por një anketë e fundit ka nxjerrë...

Tom Cruise “shkel” protokollin mbretëror me Kate Middleton, gjesti i tij në tapetin e...

0
Tom Cruise u përpoq të sillej si një zotëri me Kate Middleton gjatë premierës së filmit të tij të ri “Digger” në Londër, por...