22.3 C
Tiranë
Thursday, June 18, 2026

Rama nga Maliqi: Më 11 maj të votojmë për Shqipërinë 2030 në BE, jo për “kënetën dhe bufin e saj”

Kryeministri Edi Rama ka vijuar takimet elektorale me qytetarët në kuadër të zgjedhjeve të 11 majit. Këtë të shtunë, ai ndaloi në Maliq, ku mbajti një fjalim të zjarrtë përpara qytetarëve, duke theksuar nevojën për një votë masive në mbështetje të Partisë Socialiste si një votë për të ardhmen europiane të vendit.

“Na duhet të bashkohemi të gjithë si shqiptarë dhe t’i japim një mesazh shumë të qartë vendeve të Europës: duam të ulemi tani në sofrën e përbashkët të BE,” tha Rama, duke nënvizuar se Shqipëria ka bërë hapa të rëndësishëm drejt anëtarësimit dhe është koha që qytetarët të tregojnë vullnetin e tyre nëpërmjet votës.

Ai theksoi se zgjedhja më 11 maj nuk është thjesht një përballje mes Partisë Socialiste dhe opozitës, por një ndarje mes vizionit për Shqipërinë në Bashkimin Europian dhe asaj që ai e quajti “kënetë politike”.

“Zgjedhja e 11 majit nuk është një zgjedhje mes PS dhe kënetës. Edhe pse është çmenduri që mund të shkosh me kënetën. Qëllimi i saj nuk ka lidhje me qëllimin e madh të popullit,” tha ai.

Rama sulmoi ashpër opozitën, duke përdorur metafora si “bufi i kënetës” dhe duke i akuzuar për mungesë vizioni dhe dëm të interesit kombëtar.

Sipas tij, votimi për PS më 11 maj është një investim për të ardhmen e brezave të rinj. “Prindërit demokratë duhet të kuptojnë që me votën e tyre po investojnë që fëmijët të kenë pasaportën europiane të Shqipërisë,” u shpreh ai.

Në fund të fjalës së tij, Rama u bëri thirrje veçanërisht të rinjve që të votojnë për Shqipërinë 2030 në BE, duke e quajtur këtë një zgjedhje historike.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Kam qarë më shumë se kur më vdiq babai” – Marjana Koçeku kërkon falje...

0
Një zhvillim i ri është regjistruar në Kuvend, ku Marjana Koçeku është zëvendësuar në ulësen parlamentare nga Briseda Çakërri. Çakërri është sistemuar në vendin që...

“Sa herë u çirren maskat, sulmojnë në kor!” – Ardit Bido akuza Berishës, Belerit...

0
Një përplasje e re politike është regjistruar në skenën publike, teksa deputeti i Partia Socialiste e Shqipërisë, Ardit Bido, ka hedhur akuza të forta...

Fund tragjik për Eglant Koçin? Trupi gjendet në një humnerë, droni i policisë çon...

0
Pas rreth dy javësh kërkime intensive, është gjetur një trup i pajetë që dyshohet se i përket 34-vjeçarit Eglant Koçi, i cili rezultonte i...

“Tedi, theksoni kursin e euros, ajo është kryesorja!” – Meta përplaset me gjyqtarin në...

0
Në ambientet e Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka nisur gjykimi në themel ndaj ish-Presidentit të Republikës, Ilir Meta. Pak para...

“Shko në protestë po ta mbajti!” – Balla sfidon Berishën në Kuvend, plas debati...

0
Një debat i fortë është zhvilluar në Kuvend mes kreut të Partia Demokratike e Shqipërisë, Sali Berisha, dhe kreut të Grupit Parlamentar të Partia...