16.8 C
Tiranë
Friday, September 25, 2026

Berisha nga Dibra: “Fitorja e 11 majit do t’i rikthejë shpresën dhe paratë shqiptarëve”

Nga Dibra, lideri i opozitës Sali Berisha zhvilloi një takim entuziast me qytetarët, ku prezantoi kandidatët e Koalicionit për Shqipërinë Madhështore (PD–ASHM) dhe uroi festën e Pashkës për besimtarët e krishterë, duke e cilësuar si simbol të shpresës, përjetësisë së jetës dhe vlerave njerëzore.

Në një atmosferë festive, Berisha u shpreh:
“Sot ky entuziazëm, ky optimizëm i juaji dhe i gjithë qarkut, është dëshmia më madhore e pranverës dibrane të demokracisë. E fitores së 11 majit.”

Ai theksoi se pjesëmarrja masive në takim ishte një mesazh triumfi për të gjithë shqiptarët, si brenda ashtu edhe jashtë vendit.
“Përshëndetjet e mia më vëllazërore, mirënjohjen time më të pakufishme për këtë pritje të jashtëzakonshme,” tha Berisha para dibranëve, duke përmendur me respekt edhe drejtuesit politikë lokalë dhe kandidatët për deputetë.

Në fjalimin e tij, Berisha garantoi qytetarët se nëse opozita fiton zgjedhjet e 11 majit, do të rikthejë brenda 100 ditëve paratë e vjedhura nga qeveria aktuale.

Ai prezantoi projektin e Shqipërisë Madhështore, si një vizion që nuk është shpikur nga ai, por që ka themele në “shpirtin e madh të grave dhe burrave të Dibrës dhe Shqipërisë.”
Berisha theksoi historinë dhe trashëgiminë e kësaj treve, duke përmendur se ajo i ka dhënë kombit kryeheroin kombëtar, mbretin që ndërtoi shtetin e parë shqiptar dhe qeverinë e parë të Lidhjes së Prizrenit.

“Rroftë Dibra, rroftë Mati, rroftë Bulqiza, rroftë Shqipëria!” – përfundoi Berisha, duke dhënë një mesazh shprese dhe uniteti për të gjithë qytetarët që kërkojnë ndryshimin më 11 maj.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Plagosje me armë zjarri në Lezhë, Daniel Pikuli në gjendje të rëndë: policia në...

0
Një person është plagosur me armë zjarri mesditën e sotme në Lezhë. I plagosuri është identifikuar si Daniel Pikuli dhe, sipas informacionit të policisë,...

“I dërgoi 3 foto të ekspertizës së makinës”, nis seanca për Fatjon Kallucin dhe...

0
Ka nisur seanca për verifikimin e masës së sigurisë dhe marrjen në pyetje të Fatjon Kallucit dhe Embro Sulejmanit, të arrestuar në kuadër të...

“Ne kemi fituar”, Kurti kujton Afrim Bunjakun në trevjetorin e Banjskës: “Synimi ishte aneksimi...

0
Në trevjetorin e sulmit të armatosur në Banjskë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kujtuar policin Afrim Bunjaku, i cili u vra në krye...

Çiftet që postojnë më pak foto së bashku janë më të lumtur? Ja çfarë...

0
Sa nga jeta jonë private ndajmë në rrjetet sociale është një vendim personal për secilin prej nesh, por një anketë e fundit ka nxjerrë...

Tom Cruise “shkel” protokollin mbretëror me Kate Middleton, gjesti i tij në tapetin e...

0
Tom Cruise u përpoq të sillej si një zotëri me Kate Middleton gjatë premierës së filmit të tij të ri “Digger” në Londër, por...