16.5 C
Tiranë
Friday, September 25, 2026

Goditje në Policinë Rrugore të Tiranës: Tre zyrtarë të arrestuar nga SPAK për korrupsion dhe shpërdorim detyre

Një tjetër operacion i Prokurorisë së Posaçme ka çuar në ndalimin e tre zyrtarëve të lartë të Policisë Rrugore të Tiranës, të dyshuar për korrupsion dhe shpërdorim detyre në lidhje me rastet e trajtimit të aksidenteve rrugore.

SPAK ka lëshuar urdhër-arrest për shefin e Qarkullimit Rrugor të Tiranës, Roven Zeka, si dhe për Shefin e Sektorit të Aksidenteve, Sokol Novaku. Të dy ndodhen tashmë nën masë arresti. Burimet konfirmojnë se ndaj tyre rëndojnë akuza për përfshirje në skema korruptive dhe mosveprim ligjor në trajtimin e aksidenteve rrugore.

Operacioni është ndjekur nga prokurori Klodian Braho, i cili drejton Sektorin Kundër Korrupsionit në SPAK.

Në kuadër të hetimeve është ndaluar edhe oficeri i Policisë Gjyqësore, Edison Tabaku, i cili ka qenë i angazhuar me hetimin e aksidenteve rrugore në Tiranë.

SPAK dyshon se zyrtarët kanë ndikuar në fshehjen ose manipulimin e provave në disa raste aksidentesh, në këmbim të përfitimeve të paligjshme. Hetimet vazhdojnë, ndërsa pritet të zbulohen edhe persona të tjerë të përfshirë në rrjetin e mundshëm të korrupsionit brenda strukturave të Policisë së Shtetit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Plagosje me armë zjarri në Lezhë, Daniel Pikuli në gjendje të rëndë: policia në...

0
Një person është plagosur me armë zjarri mesditën e sotme në Lezhë. I plagosuri është identifikuar si Daniel Pikuli dhe, sipas informacionit të policisë,...

“I dërgoi 3 foto të ekspertizës së makinës”, nis seanca për Fatjon Kallucin dhe...

0
Ka nisur seanca për verifikimin e masës së sigurisë dhe marrjen në pyetje të Fatjon Kallucit dhe Embro Sulejmanit, të arrestuar në kuadër të...

“Ne kemi fituar”, Kurti kujton Afrim Bunjakun në trevjetorin e Banjskës: “Synimi ishte aneksimi...

0
Në trevjetorin e sulmit të armatosur në Banjskë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kujtuar policin Afrim Bunjaku, i cili u vra në krye...

Çiftet që postojnë më pak foto së bashku janë më të lumtur? Ja çfarë...

0
Sa nga jeta jonë private ndajmë në rrjetet sociale është një vendim personal për secilin prej nesh, por një anketë e fundit ka nxjerrë...

Tom Cruise “shkel” protokollin mbretëror me Kate Middleton, gjesti i tij në tapetin e...

0
Tom Cruise u përpoq të sillej si një zotëri me Kate Middleton gjatë premierës së filmit të tij të ri “Digger” në Londër, por...