16.5 C
Tiranë
Friday, September 25, 2026

Dosja e rrjedhjes së email-eve të prokurorëve: 72 persona të marrë në pyetje

SPAK ka marrë në pyetje deri më tani 72 shtetas në lidhje me hetimin për rrjedhjen e të dhënave të siguruara nga hakerimi i tre email-eve zyrtare të prokurorëve, në një rast që ka tronditur institucionet e drejtësisë. Në qendër të hetimit janë Arnold Rrokaj dhe Zambak Gjoni, të cilët ndodhen në burg me urdhër të posaçëm të SPAK.

Rrokaj, i punësuar pranë Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit (IMT), akuzohet se ka arritur të hyjë në email-et e tre prokurorëve përmes dobësive të sigurisë, pasi ata nuk kishin rinovuar fjalëkalimet. Pasi ka përftuar informacionin, ai ia ka dërguar Zambak Gjonit, ish-zyrtar i burgjeve dhe aktualisht me licencë avokati, duke i shkruar: “Shiko çfarë gjeta”.

Materialet e hakuara përfshinin, ndër të tjera, edhe një dosje për evazion fiskal ndaj shtetasit Klodjan Allajbeu si dhe dy dosje të tjera që lidhen me hetime për korrupsion ndaj ish-zyrtarëve të lartë.

Të dy të dyshuarit janë shfaqur të penduar gjatë seancave gjyqësore, por mbrojtja e tyre – që vepra nuk ka rrezikshmëri dhe se ata nuk paraqesin rrezik – është hedhur poshtë nga SPAK. Sipas prokurorisë, Gjoni nuk mund të justifikohet si i painformuar për rëndësinë e materialeve, për sa kohë është jurist dhe ka qenë pjesë e sistemit.

Çështja do të shqyrtohet më 22 prill në Gjykatën e Apelit, në një seancë me dyer të mbyllura ku do të diskutohet edhe urdhri për mos publikim të të dhënave të siguruara në mënyrë të paligjshme.

Hetimet janë zgjeruar dhe përfshijnë tashmë edhe pistën e përfshirjes së një grupi kriminal që mund të fshihet pas Rrokajt dhe Gjonit. SPAK po kërkon të zbulojë nëse të dhënat janë përdorur për qëllime të tjera, përfshirë shantazh apo tregti informacioni.

Çështja pritet të zgjerohet më tej në ditët në vijim, ndërsa organi i akuzës po ndjek gjurmët e rrjedhës së informacionit dhe rolet e mundshme të palëve të treta.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Plagosje me armë zjarri në Lezhë, Daniel Pikuli në gjendje të rëndë: policia në...

0
Një person është plagosur me armë zjarri mesditën e sotme në Lezhë. I plagosuri është identifikuar si Daniel Pikuli dhe, sipas informacionit të policisë,...

“I dërgoi 3 foto të ekspertizës së makinës”, nis seanca për Fatjon Kallucin dhe...

0
Ka nisur seanca për verifikimin e masës së sigurisë dhe marrjen në pyetje të Fatjon Kallucit dhe Embro Sulejmanit, të arrestuar në kuadër të...

“Ne kemi fituar”, Kurti kujton Afrim Bunjakun në trevjetorin e Banjskës: “Synimi ishte aneksimi...

0
Në trevjetorin e sulmit të armatosur në Banjskë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kujtuar policin Afrim Bunjaku, i cili u vra në krye...

Çiftet që postojnë më pak foto së bashku janë më të lumtur? Ja çfarë...

0
Sa nga jeta jonë private ndajmë në rrjetet sociale është një vendim personal për secilin prej nesh, por një anketë e fundit ka nxjerrë...

Tom Cruise “shkel” protokollin mbretëror me Kate Middleton, gjesti i tij në tapetin e...

0
Tom Cruise u përpoq të sillej si një zotëri me Kate Middleton gjatë premierës së filmit të tij të ri “Digger” në Londër, por...